Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
VIJA E KUQE ANTISHQIPTARE – BEOGRAD-CARLA DEL PONTE-DICK MARTY | My CMS

VIJA E KUQE ANTISHQIPTARE – BEOGRAD-CARLA DEL PONTE-DICK MARTY

Në çdo kohë afrie shqiptare, çuditërisht, nxjerrin kokë, njëri pas tjetrit, antishqiptarët e kuzhinave evropiane serbo-mosokovite, siç doli këtë herë edhe njëfarë patrioti me gëzofin e dyfishtë serbo-rus, vazhduesi dhe pausesi i gënjeshtrave të Carla Del Pontes, Dick Marty. Madje, ai paranjoak i zier antishqiptar, do që me një gur t’i vrasë dy zogj: Shqipërinë, UÇK-në shqiptare dhe Hashim Thaçin, se, kinse, paskan bërë krime dhe trafikim organesh!… Bah! Shpifje të fabrikuara në kuzhinat antishqiptare të Beoglobit antishqiptar.

Çuditërisht, pas raportit të tij në KE, Marty-t i doli krah, kush tjetër pos Carla Del Pontes, autores së librit të saj të shqipfjeve antishqiptare, sepse, ajo i ka zier e përzier bashkë me të të gjitha sajesat e saj antishqiptare, dhe, tash, duan t’i riaktualizojnë e riorkestrojnë ato gënjeshtra, sërish, pas fitores bindëse të Hashim Thaçit në zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010. Dhe, që këtu duhet thënë me plot gojën se fëlliqësirat që janë në gjendje t’i bëjnë Dick Marty dhe Carla Del Ponte&Co, nuk i bëjnë dot shqiptarët, të cilët, gjithmonë, kanë qenë dhe janë të njohur për bujari e njerëzi mbinjerëzore. Dhe, pyetja që duam ta shtrojmë këtu, është: A do ta hajë bota demokratike karremin e tyre serbo-rus, gjithsesi, antishqiptar?!… JO.

Dick Marty dhe Carla Del Ponte, me kompanitë e tyre, kanë dëshmuar se janë proserbë të ndyrë, dhe, si të tillë, duhet ta dinë dhe të binden njëherë e përgjithmonë se shqiptarët, sot, janë më të bashkuar se kurrë më parë rreth Hashim Thaçit e UÇK-së dhe sajesat e tyre serbo-ruse i kanë të njohura mirë, ngase, ato, gjithmonë, gjatë historisë së tyre, i kanë provuar në kurrizin e tyre shqiptar. Dick Marty, duhet ta dijë se shqiptarët e kanë të njohur filozofinë e përsëritjes dhe ripërsëritjes së gënjeshtres serbomadhe, sepse, gënjeshtra, duke u përsëritur dhe ripërsëritur, sipas filozofisë së sëmurë serbe, mund të bëhet e vërtetë, por, kjo e Dick Marty-t dhe Carla Del Pontes, jo, kurrën e kurrës. Për atë shpifje çnjerëzore, nuk ekziston as edhe një provë e vetme, por, kësaj, njerëzisht e shqip, i thonë, hajde, pasi që kemi hyrë në këtë valle antishqiptare, ta lozim deri në fund, të shpifim sa të mundim, duke e keqpërdorur Institucionin Demokratik të Evropës (KE), doli çka doli(!) Por, besojmë shumë se asnjë mendje e shëndoshë njerëzore nuk do i hajë ato bajga të trasha të Dick Marty-t&Co së tij antinjerëzore dhe antishqiptare.

Raporti i Dick Marty-t në KE, si i tillë, është tepër tendencioz dhe antishqiptar, pikë së pari është me paravijë e prapavijë antishqiptare serbe, dhe, së dyti, duhet parë mos është Dick Marty dhëndërr i shkieve të Beogradit dhe detyrat i ka marrë tek miqtë e tij, në Boegrad. Shikuar parimisht, raporti i Dick Marty-t në KE, krye e fund është shpifës, i mbështetur në trillimet e pacipa të Serbisë pushtuese, etnocidale dhe gjenocidale, në raport me shqiptarët dhe me Shqipërinë-SHQIPËRI. Të ngrisësh akuza me fabrikime të ulta, siç veproi Marty në KE, kundër Shqipërisë, kundër UÇK-së dhe kundër Hashim Thaçit, nuk është asgjë tjetër vetëm të jeshë paranojak i sëmurë dhe i papërmirësueshëm dhe si i tillë duhet të ndiqesh penalisht e moralisht nga organet e drejtësisë ndërkombëtare, repektivisht, nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës. Pra, duetin antishqiptar, Carla Del Ponte dhe Dick Marty, duhet ta ndjekë penalisht e moralisht Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, i cili duet, për shpifjet ordinere, duhet ta marrë dënimin e merituar.

Por, derisa po e përfundoja këtë opinion timin, nga pronari i Shtëpisë së Verdhë, dëgjova monstrumozitetin e Dick Marty-t dhe Carla Del Pontes, se ata kishin provuar të fusin eshtra në atë shtëpi, për t’i akuzuar me “prova” të fabrikuara në Beograd shqiptarët dhe Shqipërinë… Për këtë u mbetët shqiptarëve që të ngrisin akuzë penale ndërkombëtare kundër dy antishqiptarëve të sprovuar tashmë, Carla Del Ponte dhe Dick Marty…

Sidoqoftë, ky është një turp i madh për Dick Marty-n, por, edhe për Zvicrën, që lejon ta përfaqësojnë njerëz të padinjitetshëm, të pandërgjegjshëm e të padenjë, si Dick Marty e Carla Del Ponte. Madje, sjelljet dhe veprimet e tyre antishqiptare do t’i quanim edhe fashizëm politik antishqiptar serbo-rus në arenën njerëzore ndërkombëtare, ose, vija e kuqe e fashizmit antishqiptar Beograd-Carla Del Ponte-Dick Marty…

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button