Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Greqia: Burime nafte në kufirin detar me Shqipërinë | My CMS

Greqia: Burime nafte në kufirin detar me Shqipërinë

Gjatë një interviste të dhënë për radion greke të internetit “Real News”, ministri ka theksuar se ekspertët e veçantë të kërkimeve të burimeve të naftës e kanë cilësuar Greqinë si një vend të ngjashëm me Lindjen e Mesme dhe që burimi i këtij thesari është ndërmjet ujërave territoriale të detit Jon, që lidh dy kufijtë e Shqipërisë me Greqinë. “Një burim i tillë,- ka thënë ministri grek,- e bën Greqinë ndër vendet më të lakmueshme të nxjerrjes së naftës. Gjatë intervistës, Maniatis ka përcaktuar edhe datën e fillimit të punimeve të nxjerrjes së arit të zi. Sipas tij, në këtë zonë brenda 18 muajve do të nisin punimet. Ministri grek e ka vlerësuar këtë zbulim të ri si një eveniment të rëndësishëm jetik për të gjithë grekët në këtë situatë tepër të vështirë që gjendet shteti. Ai ka shtuar se ky burim do të jetë një frymëmarrje në zgjidhjen e krizës ekonomike greke. Zona në fjalë, ku mendohet të jetë “thesari i naftës”, është në pjesën kufitare të detit Jon. Marrëveshja për ndarjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese dhe në këtë mënyrë nuk dihet akoma qartë se të kujt do të jenë vendburimet. Nga ana tjetër, gjetja e naftës dhe entuziazmi i autoriteteve greke lënë hije dyshimi për insistimin e këtyre të fundit për votimin e marrëveshjes. Sidoqoftë, pakti detar i vjetshëm nuk u miratua dhe u hodh poshtë, dhe tani ndoshta shteti shqiptar do të jetë më i durueshëm për të firmosur. Sipas ministrit grek, Maniatis, gjatë kësaj kohe, Ministria e Mjedisit do të krijojë një organ publik, i cili do të ndërmarrë studimet dhe hetimet për gjetjen dhe nxjerrjen e naftës, jo vetëm në detin Jon, por në të gjitha territoret ujore të Greqisë. “Gjuetia” e thesarit të zi do të jetë kryesisht në zonat e Greqisë perëndimore dhe në detin Jon, ku ka indikacione se ka burime nafte. Perspektiva e nxjerrjes së naftës nga territoret greke duket se ka sjellë plot entuziazëm në kabinetin qeveritar, me “shpresën” për të mbushur arkën bosh të shtetit. Për këtë, ministri i Mjedisit, Maniatis, tha i kënaqur se agjencitë qeveritare do të krijojnë dhe të caktojnë programin e punës për realizmin brenda 18 muajve të ardhshëm. “Ne kemi fuqi punëtore në vendin tonë për të lëvizur menjëherë dhe unë mendoj se në një kohë prej rreth 18 muajsh, ne kemi për të parë dhe rezultatet ekonomike”. Që pas krizës ekonomike në Greqi, autoritetet vendase, për të zgjidhur problemet financiare kanë kërkuar edhe ndihmën e “fatit” dhe janë vënë në kërkim të thesareve të nëndheshme. Një shembull i tillë ishte dhe kërkimi i thesareve të shqiptarit Ali Pashë Tepelena, ku qeveria greke lejoi një sondë kërkuese të thesareve australiane që të kërkonte në zonat ku dyshohej.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button