Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Shkup: Tifozët maqedonas djegin flamurin shqiptar | My CMS

Shkup: Tifozët maqedonas djegin flamurin shqiptar

“Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë”, “Dhoma gazi për shqiptarët”, ishin brohoritjet e tifozëve maqedonas në ndeshjen e së mërkurës mes “Rabotniçkit” dhe “KB Lirisë”, në sallën e sporteve të qytetit të Shkupit, raporton agjencia e lajmeve INA.
Ata shkuan edhe më larg me veprime vandale, duke djegur flamurin kombëtar shqiptar, skenë kjo e cila i ngjasonte asaj e cila para do kohësh ndodhi në Itali dhe tronditi si botën sportive, ashtu dhe atë politike.
Siç njofton kjo agjenci, e vetmja që dallonte këtë here, ishte se kjo nuk indinjoi asnjë nga autoritetet prezente sportive apo ato rendit. Të vetmit të cilët reaguan në aktin vandal kundër flamurit shqiptar ishin kryesia dhe lojtarët e “KB Lirisë”.
Nga Klubi i Basketbollit “Liria” deklaruan për agjencinë e lajmeve INA se, kjo ndeshje sportive, u shndërrua në ndeshje psikologjike terrori dhe “puna e tifozëve maqedonas dha frytet e veta, meqë KB Liria dhe lojtarët e saj ishin tepër të shpërqendruar për të zvogëluar dallimin e pikëve”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button