Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
PDU: Minoritarët grekë s'kanë jetuar në zonat bregdetare | My CMS

PDU: Minoritarët grekë s'kanë jetuar në zonat bregdetare

Çelja e një zyre në Athinë për të ashtuquajturat prona të minoritarëve në bregdet ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Partisë për Drejtësi dhe Unitet. Kjo parti hedh poshtë faktin se në zonën e bregut të ketë jetuar minoritarë dhe gjen rastin ti kërkojë Athinës zyrtare të zgjidhë sa më shpejt problemin e pronave të shqiptarëve në Greqi, sipas konventës Europiane dhe traktatit të miqësisë mes dy vendeve. Për PDU e cila u referohet të dhënave zyrtare të vetë palës greke dhe komunikimeve të saj të hershme që në vitet 1930, në bregdet nuk kanë jetuar minoritarë. Në deklaratën e kësaj partie thuhet se “nëse Greqia zyrtarisht interesohet për pronat e minoritarëve në bregdet ajo fillimisht duhet të heqë të gjitha pengesat ligjore dhe jo ligjore që ndalojnë shtetasit shqiptarë të gëzojnë lirisht pronat e tyre sipas nenit 15 të Traktatit të Miqësisë mes dy vendeve, apo protokollit shtesë të Konventës Europiane për liritë dhe të drejtat e njeriut”. PDU i bën thirrje dhe qeverisë shqiptare të hedhë hapat e duhur në afrimin e asistencës për qytetarët e vet në respektimin e këtij neni. “Ne kërkojmë që të funksionojë sa më parë Komiteti miks mes dy vendeve për cështjen e pronave e pasurive të shqiptarëve në Greqi. Qeveria shqiptare dhe ajo greke duhet të respektojnë parimin e reciprocitetit të afirmuar në këtë traktat” thuhet në deklaratën e PDU-së.
Partia për Drejtësi dhe Unitet i kërkon dhe OSBE-së e cila, nëse sipas saj është e përfshirë në këtë projekt, të japë ndihmën e saj dhe për pronat e shqiptarëve në Greqi, ku komuniteti çam përbën grupin kryesor të pronarëve.
Kërkesa e PDU-së mbyllet me bindjen se “cdo hap i Shqipërisë drejt integrimit europian do të jetë hap për zgjidhjen e këtij problemi”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button