Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
ENCIKLOPEDIA DHE REPUBLIKA E RE SHQIPTARE!!! | My CMS

ENCIKLOPEDIA DHE REPUBLIKA E RE SHQIPTARE!!!

“ Fatet e popujve të vegjël kalojnë nëpër dyert e tragjedive të mëdha “, kështu në një farë mënyre Ismail Qemali, përshkruajti apo arsyetoi shkurtimisht aktin e ngritjes së flamurit dhe shpalljes së pavarsisë të Republikës së Shqipërisë me 28 nëntor 1912 në Vlorë. Është tashmë mëse e qartë, se qeveria vizionare e Vlorës edhe pse e vetëdijshme për fatin e ligë që po e priste këtë popull në vigjilje të Konferences së Londrës, ajo pa pushuar do t’i parashtron mbledhjes së Ambasadorëve të fuqive të Mëdha në Londër, kërkesat e ligjshme dhe natyrore të popullit të vet gjegjësisht të Shqipërisë, ku ndër të tjerat thuhej , “… se popuuli shqiptar përbën grupimin etnik më kompakt, më homogjen dhe më të rëndësishëm në Gadishullin Ballkanik, prejardhja e tyre, gjuha, zakonet dhe kerakteri i tyre dallojnë nga racat fqinje ”, dhe për të vazhduar “ se paqja dhe qetësia e gadishullit di të sigurohet vetëm nëqoftëse do ti jepet Shqipërisë së ardhshme konfiguracioni i natyrshëm dhe homogjen…”

Defintivisht politika që plaku nga Vlora me urtësinë e vete, instaloi në qeverinë e posaformuar të qeverisë së asaj priudhe nuk është për t’u nënvlerësuar, ngase pikërisht politika e refuzimit të vendimeve të konferencës së Londrës, dhe vazhdimësia e njohjes dhe respektimit si datë historike nga shqiptarët 28 nëntorin nuk flet pak, por ajo në mënyrë mjaftë implicite inkurajon të njejtit që edhe dita sot, shqiptarët gjithandej të mos e njohin si date të bërjes së Shqipërisë gushtin e 1913-ës, por nëntorin e 1912-ës.
Siç po duket, për shqiptarët e FYROM-it, historia e përjetimit të tragjedive të mëdha nuk ka të ndalur. Edhe pse sot shqiptarët në Ballkan i kanë dy republika shqiptare, edhe pse kaluan gati se 100 vjet nëpër luftëra e robëri, edhe pse duruan tiraninë e vobekësinë, ata edhe më tej vazhdojnë të jenë targed-i kryesor i proçeseve të shtypjes, përndjekjeve, reprezaljeve, burgosjeve të kota dhe ofendimeve të pa skrupullta! Dikur fqinjët tanë në periudha të rëndësishme kohore dhe historike për ne, na përshkruanin si “njerëz me bishta”, e kush e paramendonte se edhe dita sot, këta do ta përdornin të njetin zhargon mbi shiptarët e këtij nënqielli! Kush mundej të imagjinonte se edhe në mileniumin e tretë metedologjia e vjetër sllave do ti pëshkruante shqiptarët si trafikantë të organeve njerëzore, si cuba e malok të ardhur në fillim të shekullit XVI , si ardhacak e grabitqar, edhe atë nëpër dokumente shtetërrore e rezoluta ndërkombëtare!?
Ky është fati i një populli të vogël e i ndarë, pikërisht nga ata të cilët më së shumti aplikuan terrorin dhe dhunën sistematike mbi një popull të mjerë e të lënë në duart e fatit dhe Zotit. Sot shqiptarët e FYROMI-it, e kanë për “nder” të jenë pjesë e pandarë e tragjedive të mëdha në sy të paqerujatësve ndëkombëtarë dhe në vigjile të festave të mëdha si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Ne të gjithë jemi sot dëshmitarë se edhe pas gjithë atyre reagimeve të ashpra të opinionit shqiptar lidhur me enciklopedinë e akademisë sllavomaqedonase, ASHAMI sërish vendosi për rinxjerjen në qarkullim e të njejtës enciklopedi fyese për shqiptarët, me të njejtat ofendime dhe trillime, duke na e rikujtuar edhe njëherë enciklopeditë dhe programatet shfarosëse sërbe e greke! Rizgjimi i kujtimeve të errëta për ne vazhdon sa herë që ne vendosim që të njejtat ti spostojmë në arkivin e së kaluarës sonë të hidhur. Për dallim nga hera e pare, rinxjerja e kësaj enciklopedie nuk u komentua ashtu bujshën nga ana e politikës shqiptare në stilin “ ..u prish armëpushimi..” ejt, ngase të njejtët janë tej mase të angazhuar në proçesin e mjegullimit të ambientit politik dhe shoqëror të shqiptarëve në FYROM. Fundja kjo është edhe detyra e tyre e porsitur nga ana e punëdhësve të tyre të pushtetit e shtetit. Nuk është hera e pare, që politika shqiptare më shumë të luan rolin e vajkatarit të pasojave se sa preventuesit të shkaqeve dhe dhimbjeve! Ata gjithnji duke qenë të dëgjueshëm ndaj padronit në mënyrë shumë dinake edhe i legjitimojnë politikat e mashtrimit dhe pushtimit të pushtuesit. Ata kësisoj legjitimuan edhe ligjin antishqiptar të natalitetit kur shqiptarët duhej të subvenciononin me paratë e veta shtimin e popullsisë sllavomaqedonase në lindje të vendit, ata legjitimuan parlamentin jodemokratik të vendit ku ministri shqiptar nga foltorja e saj, duhet tu drejtohet deputetëve shqiptar dhe popullit të vet në gjuhën ekskluzive sllavomaqedonase, ata legjitimuan ligjin për dëmshpërblim të “ branietlave”, duke i lënë ushtarët e UCK-së, jashta përfshirjes në të njejtit ligj, ata legjitimuan projektin monoetnik Shkupi 2014, ata legjitimuan një president alabanofob pa votat e popullit të vet, e çka jo!
Në këtë situate të rikrrijuar, në këto seri goditjesh të njëpasnjëshme mbi nergun shqiptar në FYROM-in e mallkuar, i saktë ka qenë vetëm reagimi i Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë, të cilët në mes tjerash do të thonë, stop projekteve që fyejnë shqiptarët e që financiohen nga shqiptarët. Në këtë rast Avzi Mustafa kryetar i kësaj shoqate duke analizuar situatën e pëbaltur politke të faktorëve politik shqiptar në FYROM, do të porosis shqiptarët për krijimin e një enciklopedie të re shqiptare me ndihmën e Shqipërisë dhe Kosovës, duke shtuar mëtutje “..se ajo që u takon shqiptarëve ta marrin shqiptarët, dhe shqiptarët nuk kanë ç΄kërkojnë nga një enciklopedi që shitet në Bit Pazar për 50 den..”, duke asocuar në këtë mënyrë në pavlershmërinë e korpusit shkencor të së njejtës! Dhe ky apel sërish injorohet nga kasta politike shqiptare e vendit!
Morali dhe etika janë pjesë përbërëse e intelektit të një intelektuali me zemër të çiltër, fundja jo rallë here fella inetelektuale shqiptare reagon ndaj anomalive politike të pushetuesit, bile ata gjithnjë kanë qenë në shënjestrën e përndjekjeve dhe burgosjeve si në 1945, 1968, 1974,1981,1990,1992,1998,2001, edhe dita sot . Respektivisht metodat e heshtjes apo shuarjes së zërit të arsyes çdo ditë e më tepër sforcohen e modernizohen, por tash më e keqja është se në përpilimin e këtyre mehanizmave të mbylljes së gojës merr pjesë edhe politika vazale shqiptare!
Përgaditja dhe botimi e një enciklopedie shqiptare në FYROM, kundrejt politikës ultranacionaliste të qeverisë dhe akademisë të pushtuesit sllav do të ishte mjaft frytëdhënëse, jo vetëm për përmisimin marëdhënieve të prishura që nga fiillimi ndëretnike, por një enciklopedi e mirrëfilltë faktografike dhe historike rrënjësisht do të ndryshonte edhe kursin politik të elitave shqiptare në FYROM, si dhe të të gjithë shqiptarëve në Ballkan. Respektivisht një enciklopedi shqiptare e bazuar mbi fakte historike të një popullit të ndarë, me 7 marëveshje artificiale brenda 98 vitesh do të trishtonte një botë të tërë, një enciklpoedi që do të shkruante mbi aspiratën e ligjshme dhe shekullore të një populli për identitet dhe bashkim kombëtar, do t’i fundoste politikat ditore dhe të njejtat do t’i shndëronte në politika reale, një enciklopedi që do të bazohej në Lidhjen e dytë të Prizrenit, do t’i varroste politikat e tjetërsimit sistematik, dhe së fundmi një enciklopedi që do të bazohej në Dokumenete e Konferenës së Bujanit të 31 dhjetorit 1943 që shpalli bashkimin e Kosovës së atëhershme me Shqipërinë pas pëfundimit të Luftës së Dytë Botërore detyrimisht do të fshinte nga harta ballkanike sajesën artficiale siç është FYROMI.
Me asgjë nuk do të arsyetohet mosdalja e një enciklopedie shqiptare në FYROM, nga ana e intelektualëve shqiptarë, mbase edhe rinxjerja e shumë të pavërtetave historike mbi shqiptarët e këtushëm në enciklopdinë sllavomaqedone kërkon një përgjiegje të forte dhe të merituar. Akademikët sllavomaqedonas të inspiruar nga politika sllavo-sërbe e kryeministrit, nëpërmjet kësaj enciklopedi mundohen të fshehin p;roblemet e popullit të vetë që kanë në lidhje me identittein e tyre prej hibridi! Mllefi që shpërthen mbi shqiptarët sigurisht që duhet të ketë edhe një çmim! Analog me këtë duhet të jetë edhe mllefi i një gjiza qitësit zvicran Dik Marti, i cili i pasionuar pas parasë dhe pushtetit JUGO-SLLAV, po mundohet të baltëzon gjithçka që frymon puro-shqip! Por më e keqja e kësaj situate brengosëse në FYROM, është ajo se politika shqiptare tash më ka kaluar të gjitha kufijtë e veprimit relist politik, ata po kalojnë në virtualitetin vazalist të të qenurit edhe mbrojtës dinjitoz të kauzave të huaja! Ata nuk janë në gjendje të kuptojnë se ka ardhur koha që ne hapur pa frikë duhet të flasim, aregumentojmë dhe veprojmë për çështjet e hapura, dhe çështja e së drejtës sonë nuk mund të jetë çështje e tabuve politike!
Në skenën politke shqiptare në FYROM, sot gravitojnë grupe të intereseve të kastave dhe të mashtrimit, ata për çdo ditë e më tepër po e hutojnë popullin e vetë, duke mjegulluar realitetin mbi një sakrifice për një të drejtë racionale dhe humane,ata e shfrytëzojnë varfërinë e planifikuar nga pushtuesi mbi një popull duke bombarduar të njejtin edhe me argumente falso, e tiilë ishte edhe deklerata e zavëndës kryeministrit shqipfolës Abdylhaqim Ademit kur ai pa një e pa dy punësimet partiake e nacionale të VMRO-së, i arsyeton si rekomandime të Komisionit Europijan, pa mos mbajtur llogari për bilansin e mjerë të papunsuarve shqiptar në sistem. E tillë është edhe çështja e dëshmorëve të UÇK-së, të zgjidhet në kuadër të ligjeve aktuale, të cilën shumica e vlerëson si banalitet i skajshëm, propagandë dhe mashtrim! As të mos flasim për parimet e demokracisë koncesuale të cilat i sanksionon Marrëveshja e Ohrit.
Pikërisht parimi i vetos në parlament mbi ligjet me prefiks kombëtar do të duhej të përmisonte pozitën e shqiptarëve në FYROM, mirëpo defintivisht Marrëveshja e Ohrit u ndërua me merëveshjet e koalicionit, dhe prandaj sot e njejta llogaritet si e vdekur. Sa here që shqiptarët nëpër komunat të cilat administrohen nga ata, marin iniciativa për emërtime sheshesh, rugicash e vendosje bustash të patriotëve shqiptar, të njejtat ngelin të parelizuara përshkak të vetos të vendosur nga antarët sllav në këshillin komunal, e si është e mundshme situata që sllavomaqedonët të përdorin veton në komunat ku janë pakicë e deputetët tanë të njejtën gjë të mos e aplikojnë në parlament gjatë sjellejs së ligjeve antishqiptare, siç bie fjala ligjit për regjistirm të popullsisë ku lihen gati se 250000 shqiptarë të papërfshirë në këtë proces! Para disa ditëve patëm rastin të dëgjojmë kryetrin e Partisë së Pavarur Liberale sërbe, Sllobodan Petroviç duke deklaruar “ ..presidenti i Kosovës mund të jetë sërb.. ” duke shtuar mëtutje “.. synojmë Presidencën e Kosovës, respektivisht sërbët synojnë të bëhen faktori politik pa të cilin nuk mund të vendosej asgjë në Parlamnetim e Kosovës…” , këto synime sërbe siç duket nuk mund ti bindin politikanët tanë se ia kanë mësy politikës mbrapshti. Sërbët në Kosovë përbëjnë 5%-shin, e popullatës 2 milionëshe , mirëpo ata sot kanë gjuhë shtetërore edhe serbishten në Kosovë, ndërsa shqiptarët në FYROM me një numër më tepër se 850000, në një shtet 2 milionësh ku jetojnë edhe turqë, bullgarë, serbë, vllehë, romë e sllavomaqedonas nuk arrijnë të kenë gjuhën shqipe si gjuhë shtetërore edhe pas një lufte e sakrifice si ajo e 2001-shit!
Në këtë kontekst i saktë është konstatimi i shumë njohësve të politiakve rajonale se Marëveshja e Ohrit, paraqet marëveshje të vdekur politike në suaza të momentit të soshëm politik dhe ambientit të skajshëm nacionalist sllavomaqedon kundrejt kësaj marëveshje artficiale!
Ajo çka sot shqiptarët do të mund t’i nxjerrë nga kjo parregullsi politike, nga jo organizimi, nga jo funksionimi i pjesës politike, nga humbja e aftësisë për të funksionuar drejtë, nga apatia dhe shkatërimi, është ruajta e nivelit të organizimit dhe rendit në nivel të kontrolluar, para se ajo të shpërthej gjithandej! Ritja e këtij organizimi quhet negentropi, që paraqet të kundërtën e entropisë, proçesit të shkatrimit!
Meqë jemi në prag të një iniciative të re drejt një enciklopedie shqiptare, politika shqiptare në FYROM, definitivisht pas gjitha atyre amplitudave akrobacioniste politike, në arenën e betejës për pushtet dhe bashkëqeverisje me pushtuesin, do të duhet që përfundimisht ta rishikoj pozitën e vete politike, para se të bëhet tepër vonë, ngase më në fund i tërë mllefi njerëzorr do të derdhet nëpër rrugë dhe mëkati do të jetë edhee më i madh. Një fjalë e urtë popullore thotë “.. litari këputet nga të holluarit, e zullumi nga të trashurit..”, mos lejoni që zullumi të bëhet udhërëfyes i fatit të një populli të përvuajtur që ju ka dhënë gjithçka sa here që e keni lypur!
Zoti porositi njerëzimin “… Dhe pendohuni, e kërkoni falje e Unë ju falë..” , kur Zoti falë e pse të mos falim ne njëri tjetrin, shtrijeni dorën njëri tjetrin si vëllau vëllanë, e bashkohuni kundër çdo armiku dhe mos e merni këtë popull në qafë. Bashkohuni e ecni drejtë së vërtetës, drejt lirisë së vërtet, drejt amanetit të gjyshërve tanë, drejt shtëpisë sonë të përbashkët që e ndërtuam ne së bashku, drejt Republikës së re Shqiptare, drejt Republikës së Iliridës, me të drejtën e popullit të saj sovran për vetëvendosje!!!

“ TI SHQIPËRI MË JEP NDER!
MË JEP EMRIN SHQIPËTAR! “



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button