Në Detroit të SHBA-ve emigrantët shqiptarë themelojnë Levizjen për bashkimin kombëtar Shqiptar (LBKSH)

PARA DISA DITESH NE DETROIT U THEMELUA KESHILLI NISMETAR I CILI UNANIMISHT MORI VENDIMIN PER THEMELIMIN E LVIZJES PER BASHKIMIN KOMBETAR SHQIPTAR (LBKSH).

Ky organizim i ri i diaspores sone ketu ne Mergim do te kete si synim kryesor angazhimin e diaspores ne ket organizim te ri qe duhet vepruar me cdo kusht qe te promovohet ideja shekullore e te pareve tone per liri e bashkim kombetar.Ne kete rruge te gjate shekullore dhe per ket ideal te shenjte dhane jeten shume heronje dhe deshmore te gjitha trojeve te Shqiperis Etnike, per te cilen ata dhe u sakrifikuan. Kesaj nisme jemi te sigurt se do te i bashkangjiten vllezerit dhe motrat tona pa dallim krahine,feje dhe ideje, qe te punojm me miqet tone Amerikan dhe Europjan qe amaneti i te gjithe atyre qe u flijun per nje Shqiperi Etnike duhet realizuar. Vetem kjo do ta cojne kombin tone ne drite dhe liri te vertet. E dime se per ate duhet kohe,munde dhe sakrifica, pore duhet te punohet sa ma shum ne ket drejtim.Mendojm se kjo ide esht dashtur te organizohet edhe me pare, pore tani si frymezim kryesor eshte Levizja Vetevendosja, qe hapur kerkone bashkimin kombetar, si dhe politikologu dhe analisti Koco Danaj qe doli me punimin shkencor te Listes per Shqiperin Natyrale. Ne do ti perkrahim te gjitha iniciativat e tidhe ne atedhe, se ka ma teper se 12 parti,levizje,shoqata dhe asociacjone te tidha ne vendelindjen tone, pore ne ketu kemi menduar qe mos te behemi dege e askujt nga ato, pore ti perkrahime te gjitha me te cilat planprogramet tona dhe te atyre do te perputhen.Ne do te rregjistrohemi dhe te punojm ketu ne diaspore duke e ringjadhur ket ide teke kongresi,senati dhe shtepija e bardhe, qe njeheri edhe jan miqet me te mire qe kemi pasur ne historin tone kombetare, e pa te cilet rrezik se nuke do te kinim ase kombe, ase shtet shqiptar.Ne do te ju kerkojm ndihme miqve tone qe me ndihmen e tyre te bashkohen shqiptaret dhe te jetojn ne nje shtet te tyre.I ndieri politikan dhe analist, ambasadori i njoftur i Amerikes Richard Holbrook, pati then ne nje interviste ne CNN se ka ardhur koha dhe duhet te korigjohet historia qe esht ber ne demin e shqiptareve. Edhe ne e dime se duhet shume pune dhe sakrifica deri teke arritja e asj dite te shtrenjte, pore per te ardhur deri tek perfundimi gjitheher duhet qe te vazhdohet rruga e atyre qe na e lan ket amanet.Edhe ne betimin e cdo ushtarit te UCK ishte nje refren ku thoshte;Si pjestar i Ushtris Clirimtare te Kosoves, betohem se do te luftoj, per clirimin e tokave te pushtuara te shqipersi dhe bashkimin e tyre. Per kete dha jeten heroi kombetar Gjergj Kastrioti , komandanti legjendar Adem Jashari, per ket ideal vdiqen edhe Isa Boletini,Ded Gjon Luli,Naimi e Fishta,Prenk Cali e Cerciz Topulli,Shota e Nora, e shume e shume heronje e heroina qe dha kjo toke e lasht stergjyshore e lame me gjakun e te pareve tone per liri dhe bashkim kombetar.Vetem kjo esht rruga dhe amaneti i tyre qe te jemi ma te bashkuar duhet te punojm ma shume ne kete drejtim. Dalshim faqebardhe ne kete nisem te mbare.Shume shpejt do te ju njoftojm mbi aktivitetet dhe tubimet e ardhshme te LBKSH ketu ne Detroit. Vetem te bashkuar do te fitojm, e te percar gjitheher do te humbim.
Ne vazhdim munde te lexoni nje analize te pr;Mehdi Hysenit qe nje herit esht edhe anetar nderit i keaj levizje te re kombetare.

PSE EDHE LËVIZJA PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR (LBKSH)?

Sepse, para së gjithash, është imponim i rrethanave politike dhe gjeopolitike të kohës ngase vetëm shqiptarëve në Ballka, ende po u mohohet e drejta e vetëvendosjes që të bashkohen dhe të jetojnë në një shtet të përbashkët, të lirë, sovran dhe demokratik në Ballkan.

Tanimë, nuk është në “modë”, as e nevojshme që t’i përshkruajmë të gjitha faktet dhe argumentet historike, që flasin për identitetin kombëtar, territorial dhe shtetëror të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale në Ballkan, sepse, posaçërisht në dy dekadat e fundit (1990-2010), të të gjithë shqiptarët, Evropa dhe bota, janë në dijeni për to, si rrjedhojë e gjenocidit dhe e pushtimit agresiv të Kosovës nga ana e Serbisë kolonialiste. Kështu që ne, vetëm në vija grosso modo, po i pasqyrojmë disa nga argumentet dhe faktet më thelblësore historiko-politike, juridike dhe diplomatike, që konsiderojmë se, do të jenë me interes të dobishëm për konceptimin e përmbajtjes së Platformës politike kombëtare, që të formojmë LËVIZJEN PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR(LBKSH).

Një nga motivet kryesore pse është e domosdoshme të themelohet kjo lëvizje janë: 1) MOSNDRYSHIMI I STATUSIT KOLONIAL i territoreve të Shqipërisë Etnike Natyrale dhe i popullit shqiptar nën Mal të Zi (Malësia e Madhe e Mbishkodrës), nën Serbi (Presheva, Bujanoci dhe Medvegja), nën “Maqedoni”(Ilirida shqiptare) dhe nën Greqi (Çamëria) dhe, 2) Mohimi i së drejtës historike, kombëtare, territoriale, ligjore dhe, i së drejtës së vetëvendosjes së popullit shqiptar, që të jetojë i lirë, i pavarur, sovran dhe i bashkuar brenda kufijëve natyralë, historikë, gjeopolitikë, kombëtarë dhe shtetërorë të Shqipërisë Etnike Natyrale.

Duke qenë se për këtë status quo të më se gjysmës së popullit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale, fajtore kryesore janë Fuqitë e Mëdha të Evropës, sepse në saje të vendimeve të tyre të gabuara dhe të padrejta, të miratuara në Kongresin e Berlinit (1878) dhe në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës (1913), i copëtuan më se gjysmën (mbi 50%) e territoreve të Shqipërisë Etnike Natyrale dhe, ato ua ceduan falas Serbisë, Mali të Zi dhe Greqisë.

Fatkeqësisht, që atëherë, para dy shekujsh (XIX dhe XX) e, edhe sot (2010), në fund të dekadës së parë të shekullit XXI (në kohën e integrimeve dhe të reformave demokratike evropiane dhe ballkanike), gjysma e popullit shqiptar dhe gjysma e Shqipërisë Etnike Natyrale janë të copëtuar dhe të kolonizuar nëpër rezervatet moçalike të sundimit hegjemonist dhe imperilaist të Serbisë, të Malit të Zi, të Greqisë dhe, së fundi edhe të “Maqedonisë”?!

Si në kuptimin historik, moral, ligjor, politik, ashtu edhe në atë demokratik, gjendja e sotme shqiptarëve dhe e Shqipërisë së kolonizuas, është jo vetëm një nonsens i drejtësisë dhe i demokracisë vendore dhe asaj evro-ndërkombëtare, por edhe turpi dhe padrejtësia më e madhe ndaj shqiptarëve në Ballkan, sepse vetëm atyre nuk ua njohin të drejtën e vetëvendosjes, si dhe të drejtën ligjore dhe demokratike,që vullnetin e tyre ta shrpehin me institucionin e referendumit, ashtu, sikruse, këto të drejta, që ua njohën popullit kroat, sllavomaqedon, serb, malazez etj., pas shkatërrrimit të ish-RSFJ-së së Titos.

Për këtë, fajin kryesor e kanë shtetet fqinje kolonialiste sllave (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe “Maqedonia”, si dhe Evropa e sotme demokratike dhe e integruar, që brenda dy dekadave të fundit (1990-2010) nuk ndërmori asgjë për ta ndëshkuar dhe dënuar veprën koloniale sllave, në përputhje me ligjet dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare. Por vazhdoi me politikën e vjetër të “Koncertit Evropian”, duke mos lejuar vetëm shqiptarët në Ballkan që ta realizojnë të drejtën e vetëvendosjes për të dalë nga sundimi kolonial më se njëqindvjeçar serbo-malazez-grek dhe, së fundi, edhe nga sundimi barbarik sllavomaqedon (1990-2010).

Si pasojë e mbështetjes së djeshme dhe të sotme të Serbisë së Madhe, të bazuar në Platformën nazifashiste lebensraum “Naçertanie” të Ilia Garashaninit dhe të Platformës antisemitiste “Megali idea” të Greqisë, si dhe të Platformës bullgaromadhe “Maqedonia antike”, që të gjitha këto emërtim dhe prapavijë të përbashkët kanë përthithjen dhe rikolonizimin e mëtejmë të shqiptarëve dhe të trojeve të tyre etnike, sot, si brenda, ashtu edhe jashtë (në diasporë) Shqipërisë Etnike Natyrale, ekzistojnë me dhjetra e dhjetra parti, lëvizje, shoqata e fronte të ndryshme, që veprojnë për bashkimin e të gjithë shiqptarëve në një shtet të vetëm-Shqipërinë Etnike Natyrale.

Mirëpo, me gjithë numrin ekzitues të subjekteve të ndryshme politike shqiptare, që veprojnë në opozitë, si dhe ato që janë në pushtet, çështja kombëtare shqiptare në Ballkan, ende ka ngelur e pazgjidhur, edhe me fajin e vetë faktorit të brendshëm politik zyrtar shqiptar (Trianë, Prishtinë, Tetovë etj.).

Përveëç Kosovës, e cila, tanimë, ka fituar një pavaësi të kushtëzuar nën kontrollin evro-ndërkombëtar, asgjë tjetër nuk është bërë në të mirë të së drejtës së vetëvendosjes së popullit shqiptar në Ballkan.

Përkundrazi, edhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore (1945), si dhe pas mbylljes së kaptinës gjysmëshekullore të Luftës së Ftohtë midis dy superfuqive botërore (BRSS-SHBA në vitin 1990, me ç’rast, me të drejtë u bashkua populli gjerman), prapëseprapë, në Ballkan ngeli i pashembur “Muri i Berlinit”, sepse më se gjysma e popullit shqiptar dhe e Shqipërisë Etnike Natyrale, ngeln sërish nën kufijtë artificialë kolonialistë të Serbisë, të Malit të Zi, të Greqisë dhe të “Maqedonisë”.

Nën “firmën” e integrimeve dhe të demokracisë transicionale të Evropës së sotme, “Antanta Ballkanike” serbo-greke-malazeze-sllavomaqedone, edhe në njëzet vitet e fundit po bën krime mesjetare, barbarike, gjenocidale, terroriste, segreguese dhe të aparteidit, duke i spastruar etnikisht, duke i shtypur, duke i shfrytëzuar, duke i dëbuar shqiptarët nga shtëpitë dhe trojet e tyre të Shqipërisë Etnike Natyrale.

Sot, në këtë gjendje të mjerueshme ndodhen edhe shqiptarët dhe Malësisa e Madhe e Mbishkodrës nën Mal të Zi, të cilët që nga viti famëkeq 1878, e edhe sot, në fund të dekadës së parë të shekullit XXI, ndodhën nën kudhrën dhe çekanin e sundimit të egër kolonial dhe gjenocidal të qeverisë së Podgoricës, e cila sa më shumë po i shpërngul, po i terrorzion dhe po ua mohon liritë dhe të drejtat elementare, nacionale, politike, arsimore, kulturore, ekonomike, qytetare etj., ajo aq më shumë po shpërblehet dhe po mbështetet nga institucionet e ndryshme të Bashkimit Evropian (BE).

Një politikë e këtillë favorizuese e Evropës ndaj Malit të Zi, nuk është e befasueshme, nëse mbajmë parasysh koherencën e tradicionales historike të recidivave të “realpolitikës” së saj ndaj shqiptarëve në shekujt e mëparshëm (XVIII, XIX dhe XX), ku për hir të interesave të shteteve të saj imperilaiste, kombit shqiptar ia shkurtuan të drejtën e historike mbi territorin e tyre indigjen të Shqipërisë Etnike Natyrale.

Ashtu, sikurse Mali i Zi, edhe Serbia e favorizuar nga Evropa e djeshme dhe e sotme, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nuk ua njeh të drejtat historike, gjeopolitike, kombëtare, politike dhe autonome shqiptarëve të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, por me ndihmën e Evropës dhe të politikës së defaktorizuar shqiptare, ende i mban nën zgjedhën koloniale të saj.

Gjithashtu, edhe “Maqedonia” pas shkëputjes së saj nga ish-Jugosllavia e Titos, shqiptarëve nuk ua njeh të drejtën natyrore historike, ligjore dhe kombëtare mbi territorin e tyre etnik. Që ironia të jetë më e madhe dhe më absurde, shteti i ri sllavomaqedon shqiptarët shumicë (mbi 1milion) i ka shndërruar në minoritet, duke ua mohuar të drejtën kombëtare, politike dhe kushtetuese, si dhe të drejtën e vetëvendosjes. Këto fakte i provon edhe Kushtetuta në fuqi e Maqedonisë, e cila ka përjashtuar shqiptarët si element kombëtar shtetformues. Për këtë status të mjerueshëm të shqiptarëve nën “Maqedoni” sa janë fajtorë regjimi kolonialist sllavomaqedon, aq më tepër janë fajtorë dhe mbajnë përgjegjësi, edhe faktori politik shqiptar, edhe ai evro-ndërkombëtar, sepse, pikësëpari, Marrëveshja e imponuar e Ohrit (2001) favorizon Kushtetutën antishqiptare në fuqi të Republikës së Maqedonisë. Pra, si Kushtetuta, ashtu edhe Marrëveshja e Ohrit (fatkeqësisht e nënshkruar nga pala shqiptare), janë dy barrierat kryesore, që shqiptarëve ua mohojnë të drejtën e vetëvendosjes, duke i cilësuar si “pakicë nacionale”!

Kjo është arsyeja kryesore pse vellëzërit tanë në “Maqedoni”, me dialog dhe me mjete paqësore, duhet të vazhdojnë luftën e tyre deri në shkëputje të plotë nga sistemi kolonial sllavomaqedon. Ndryshe, janë të gjykuar, të jetojnë nën vasalitetin e politikës sllavomaqedone.

Po ashtu, në gjendje të rëndë ndodhen edhe vëllezërit tanë të Çamërisë, të cilëve Greqia sipas Platformës së saj njëshekullore “Megali Idea” nuk ua njeh asnjë të drejtë elementare as si komb, as si pakicë kombëtare. Nuk ua njeh të drejtën e gjuhës shqipe, të drejtën e shkollimit në gjuhën amtare. Si rrjedhim ata, edhe sot, në shekullin e demokracisë-shekullin e 21-të, nuk guxojnë të deklarohen (të flasin, as të shkruajnë) si shqiptarë, sepse “shteti grek deri më sot nuk i ka njohur si minoritet etno-linguistik”. Gjithashtu, shteti grek, shqiptarëve nuk ua njeh të drejtën historike mbi territorin e tyre etnik. Nuk ua njeh të drejtën legjitime që të rikthehen dhe t’i populllojnë territoret e tyre shqiptare nën Greqi, ashtu siç parashikojnë, edhe standardet dhe kriteret e së drejtës së sotme evropiane për integrimin dhe demokratizimin e Evropës Qendrore, Lindore dhe të Evropës Juglindore, duke prëfshirë edhe Ballkanin.

Në këtë kontekst, Evropa i diskriminon shqiptarët çamë, sepse deri tani nuk i ka ndihmuar, as nuk ka zgjidhur asnjë kërkesë të tyre, që të rikthehen në shtëpitë e tyre në Çamëri e gjetkë, si dhe t’u paguhen të gjitha dëmshërblimet për shfrytëzimin e pronave të tyre, që nga viti 1945, kur Greqia fashiste dhe imperilaiste me dhunë dhe me gjenocid i ka dëbuar shqiptarët nga trevat e tyre stërgjyshore të Çamërisë.

BE-ja, ashtu sikurse po iu ndihmon serbëve që të rikthehen në Kosovën shqiptare (jo të tyre), duke iu ndërtuar shtëpi,duke iu blerë pasuri të ndryshme, si dhe, duke i shpërblyer kinëse për pasuritë e tyre, që i “kanë humbur” gjatë kohës së luftës, duhet t’u nihmojë edhe shqiptarëve çamë që të rikthehen në vatrat e tyre në Çamëri, sepse shqiptarët çamë nuk e kanë djegur Greqinë, ashtu sikurse Serbia Kosovën. Por Greqia fashiste e ka djegur Çamërinë dhe me gjenocid e ka spastruar nga shqiptarët-titullarët e saj të ligjshëm.

Përfundim

Përveç Kosovës, e cila me luftë, erdhi deri te çlirimi dhe pavarësimi i saj, duke falënderuar pikësëpari luftën çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së, si dhe ndërhyrjen ushtarke të Amerikës dhe të NATO-s(24 mars 1999-10 qershor 1999).

Ndërkaq, gjatë dy dekadave të plota të fundit (1990-2010) të gjithë shqiptarët e kolonizuar nën Mali të Zi, nën Serbi, në Greqi dhe nën “Maqedoni” kanë bërë përpjekje maksimale që, në rrugë institucionale dhe me mjete demokratike dhe paqësore të zgjidhin statusin e tyre në favor të shkolonizimit dhe të arritjes së vetëvendosjes, në përputhje me të drejtën historike, kombëtare dhe ndërkombëtare. Mirëpo, një objektiv dhe e drejtë jona legjitime nuk u arritën, për shkak se nuk gjetën mbështetje konkrete as nga Evropa e as nga politika zyrtare e Shqipërisë së sotme.

Si rrjedhim, neve nuk na ka mbetur alternativë tjetër politike, veçse të vazhdojmë përpjekjet dhe luftën tonë për çlirim antikolonial, për liri, për pavarësi dhe për vetëvendosje me dialog, me mjete demokratike dhe me paqe, duke i treguar Evropës dhe botës, se ne mjaft qe 100 vjet kemi duruar dhe kemi jetuar nën kthetrat e përgjakshme të kolonializmit gjenocidal dhe të aparteidit të transferuar nga Afrika e Jugut m’u në zemër të Evropës demorkatike.

Ndaj, nuk është e ligjshme, e drejtë dhe demokratike, që edhe sot, në erën e tarnsicionit integrues dhe demokratik evropian dhe rajonal, gjysma e popullit shqiptar nën Greqi, nën Serbi, nën Mal të Zi dhe nën “Maqedoni”, të sakrifikohet në emër të mosndryshimit të kufijve gjeopolitikë artificialë, gjoja si shkas për evitimin dhe parandalimin e shpërthimit të konflikteve ndëretnike dhe ndërshtetërore në Ballkan. Kjo politikë filozofike e gbauar, duhet të ndryshohet si në shakllë kombëtare shqiptare, ashtu edhe në atë evropiane ndërkombëtare, sepse u përket shekujve të kaluar (XVIII, XIX, XX) të konfliketeve dhe të luftrave për grabitje dhe pushtime të territoreve të huaja me forcë dhe me gjenocid.

Për këtë qëllim, edhe ne, jemi tubuar sonte, që të debatojmë për themelimin e Lëvizjes për Bashkim Kombëtar Shqiptar (LBKSH), që do të ketë karakter mbarëkombëtar në mbrojtjen dhe në realizimin e së drejtës sonë legjitime për liri, për vetëvendosje të plotë dhe për bashkim në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar brenda kufijve natyralë, etnikë, historikë dhe gjeopolitikë në Ballkan,as më pak, as më shumë. Po kërkojmë vetëm atë që na takon, vetëm atë që është jona, vetëm atë që është e ligjshme dhe e prannueshme.

Pra, me formimin e Lëvizjes për Bashkim Kombëtar Shqiptar (LBKSH), të formuar në Detroit (diasporë), e bëjmë të dijtur dhe, e apelojmë jo vetëm politikën e brendshme dhe të jashtme të gabuar të Republikës së Shqipërisë, por edhe mbarë Evropën dhe Amerikën demokratike (miken më të dashur të shqiptarëve) se ka ardhur koha e fundit, që të mbështeten shqiptarët për bashkimin e tyre kombëtar, territorail dhe shtetëror, sepse kjo është e vetmja formulë e drejtë dhe e qëndrueshme për ta ruajtuar ekuilibrin ballkanik. /AlbDreams/

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button