Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Pensionet Greke: Per nje grusht eurosh më shumë | My CMS

Pensionet Greke: Per nje grusht eurosh më shumë

Udhëtim në rrjedhën abuzive të pensioneve greke për minoritarët. Si paguhen shqiptarët me 200 euro në muaj, për të qënë “grekë”. Dëshmitë konkrete nga Korça e Himara

Të gjithë e dinë, askush nuk thotë dicka. Pro apo kundër, në të mirë apo në të keqe. Të gjithë kanë mbyllur sytë dhe e kanë konsideruar thjesht një “problem social”. Por a është vërtet e tillë njolla e stërmadhe e pensioneve të padeklaruara që shteti grek paguan prej vitesh për mijëra shtetas shqiptarë? E theksojmë, për shtetas shqiptarë! A ka pas këtij gjesti kolektiv filantropie, ndonjë qëllim gjysëm të fshehur, për të rritur dhe kultivuar në shoqërinë shqiptare një shtresë personash të lidhur financiarisht (dhe jo vetëm) me shtetin fqinj? Si shpjegohet dashamirësia disamilionëshe e Athinës ndaj një fondi ilegal pensionesh që jepet në Greqi dhe konsumohet në Shqipëri? Çfarë roli ka diplomacia, politika dhe feja në këtë aferë të paqartë?

Faqa jone ka vendosur t’i dedikojë këtij problemi delikat një dosje të plotë në këtë numër, jo vetëm sepse bëjmë pjesë tek ajo pjesë e opinionit publik që për shkak të profesionit besojmë tek kultura e dyshimit, por edhe zgjerimin e panatyrshëm dhe të deformuar që ky fenomen ka marrë ndër vite. Neve jemi munduar të sjellë histori konkrete nga Tirana, Korca dhe Himara, ku persona të cilët për arsye të kuptueshme po i citojmë me inicialet e tyre, shpjegojnë sesi e kanë përfituar këtë pension.

Formalisht që të marrësh një pension “homogjeni”, siç quhen minoritarët grekë, duhet të provosh origjinën tënde helene. Pra, duhet të bësh pjesë në pakicën etnike greke që jeton në Shqipëri. Siç del gjerësisht nga dëshmitë që sjellim nga disa pjesë të territorit shqiptar, këtë shpërblim prej dicka më shumë se 200 eurosh, e marrin rregullisht edhe ata që kanë mundur ta provojnë “helenizmin” e tyre në rrugë të dyshimta dhe me dokumenta të trukuara. Kësisoj, me kalimin e kohës, përtej kontigjentit rela të minoritarëve, pensioni në fjalë ka filluar të degjenerojë në një shpërblim për hallexhiun shqiptar, që ka pranuar të sakrifikojë identitetin e tij në këmbim të më shumë parave. Pa menduar se nga vijnë e përse jepen ato.

Shqipëria e tranzicionit është një vend cudirash. Ky është një përcaktim i vjetër dhe që ka pasur gjithë kohën e duhur për t’u provuar si i tillë. Në aspektin etnik dhe fetar, kjo periudhë përmbysjesh të mëdha politike e sociale, ka përkuar me shfaqjen e një fenomeni mjaft shqetësues konvertimi etnik e religjioz të mijëra shqiptarëve. Statusi i varfërisë së tyre ekonomike, në kushtet kur nga ky vend vazhdojnë ikin njerëz, ka përcaktuar në masën dërrmuese rreshtimin e shtetasve të këtij vendi nëpër gjithfarë sektesh, besimesh fetare e pakicash etnike e kulturore. Nuk është e egzagjeruar të thuhet se në 15 vjet të postkomunizmit, janë shtuar dukshëm anëtarët e minoriteteve etnike, por edhe janë shfaqur si këpurdha parazitare gjithfarë grupimesh të dyshimta sektesh që s’dihet nga vijnë dhe c’kërkojnë. Nga Bahai tek Shentologët, nga fraksionet e kristianizmit tek vllehët dhe romët, shqiptarët duket se janë në ikje konstante nga gjeneza e tyre kombëtare. Dhe e gjitha kjo “për një grusht dollarësh më tepër”, siç e thotë sentenca e filmit të njohur uestern të Serxhio Leones.
Një lojë e madhe interesash jashtë-shqiptare po luhet në sytë e të gjithëve, ndërsa shteti, në të gjithë gjatësinë dhe gjerësinë e nocionit të tij amorf, nuk reagon, nuk pulson. Sic do të lexoni në dëshmitë që kemi sjellë, një popullatë që shpesh s’ka asnjë lidhje me helenizmin apo të qenit grek, merr një shpërblim mujor për të qenë pikërisht e tillë. Dhe kjo është një gjë më së paku jonormale, megjithë dritëshkurtësinë e asaj pjese të politikës që vazhdon ta shohë fondin e pensioneve të padeklaruara greke në Shqipëri, si një “ndihmë për të luftuar varfërinë”. Miopi e pse jo, ndoshta dicka më tepër!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button