Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Studimi i Newsweek: 100 vendet ku jetohet me mirë, Shqipëria në vend të 56 | My CMS

Studimi i Newsweek: 100 vendet ku jetohet me mirë, Shqipëria në vend të 56

Një studim i revistës prestigjioze Newsweek e vlerëson Shqipërinë si një nga vendet ku jetohet mirë. Në klasifikimin botëror Shqipëria renditet në vendin e 56-të, mes 100 vendeve ku bëjnë pjesë dhe shtetet më të mëdha të botës.
Studimi i revistës së mirënjohur, bazohet në edukimin e popullsisë, shëndetin, cilësinë e jetës, dinamikën ekonomike dhe zhvillimet politike.
Pikët më të larta, Shqipëria i merr në edukimin dhe sistemin arsimor duke lënë pas dhe një sërë vendesh të zhvilluara. Ajo vlerësohet me kuotën 81.02 në arsim. Ndërkohë që kuota më e lartë është ajo e vendeve nordike me rreth 100 pikë.
Në studimin e Newsweek vlerësohet se “gati 99 për qind e shqiptarëve janë të arsimuar”.
Edhe për jetëgjatësinë Shqipëria ka një vlerësimi më të madh. “Pavarësisht se një nga vendet më të varfra në Evropë, mesatarja e jetëgjatësisë është 78-vjeç”, evidenton Newsweek, duke e vlerësuar si një shifër mjaft të mirë, në krahasim me Gjermaninë, që edhe pse një vend i zhvilluar e ka moshën mesatare 79 vjeç.
Në vendet e para janë Finlanda, Zvicra, Suedia dhe Australia.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button