Wikileaks: Serbët e dinë se Kosova është e pavarur, duhet kohë ta pranojnë

Serbët e dinë se Kosova është e pavarur, por u nevojitet kohë ta pranojnë këtë fakt, ka deklaruar para një viti ministri i atëhershëm spanjoll i Punëve të Jashtme, Migel Anhel Moratinos në takimin me sekretaren amerikane të shtetit Hilari Klinton, publikoi ueb faqja “Wikileaks”.
“Serbët e dinë se Kosova është e pavarur dhe dëshirojnë të fillojnë faqe të re, por u nevojitet kohë ta pranojnë këtë fakt dhe ta ruajnë faqen”, thuhet në dokumentin sekret në të cilin citohet Moratinos, ndërsa i cili është publikuar në faqen “Wikileaks”.
Moratinos, i cili në atë kohë ishte shef i diplomacisë spanjolle, në takimin me Klintonin më 14 dhjetor të vitit të kaluar theksoi se edhe pse ka pasur mosmarrëveshje me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Piter Feith, pas bisedës së paradokohshme