Vatikani nuk e ka ndërmend ta njohë Kosovën

Qëndrimi i Vatikanit rreth njohjes së Kosovës mbetet i pandryshueshëm.
Ambasadori i këtij vendi në Beograd, Orlando Antoni, e arsyetoi këtë qëndrim me raportet e shkëlqyeshme të Selisë së shenjtë dhe Serbisë.
Ai theksoi se vetëm 4 për qind e popullatës në Kosovë janë katolikë.
Antonini shtoi se Vatikani nuk do të ndryshojë qëndrimin nëse tregohen të sakta pohimet e Këshillit të Evropës për krimin e organizuar në Kosovë.
Sipas tij, edhe qëndrimi i pjesës tjetër të bashkësisë ndërkombëtare nuk do të ndryshojë deri në përfundimin e bisedimeve të paralajmëruar në mes Prishtinës e Beogradit.
Përfaqësuesi i Vatikanit në Serbi nuk e përjashton mundësinë e vizitës së Papës Benediktit XVI në vitin 2013.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button