Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Akademia e Shkencave, vegël e dhelprës greke, Janullatosit | My CMS

Akademia e Shkencave, vegël e dhelprës greke, Janullatosit

Akademi, mos rri e bëj sehir, por bëhu më e gjallë dhe shpresëdhënëse për  kombin tënd. Kemi shumë probleme të përbashkëta që na mundojnë. Shpreh keqardhjen më të madhe ndaj Akademisë së Shkencave që, gati prej mëse 15 vjetësh që unë jam drejtues i Kishës Kombëtare Ortodokse në rang kombëtar, nuk i shoh ata të rreshtuar si dikur patriotët rilindës që e mbrojtën Shqipërinë me penë, punë dhe luftë ndaj armiqve të kombit tonë.
Akademikët sporadikisht kujtohen të nxjerrin në shtyp ndonjë artikull mbi helenizmin e kishës shqiptare. i vetmi pothuaj, si profesor K. Frashëri, të cilin e respektoj për prononcimet e tij në shtyp për problem kombëtare. Të tjerëve u them me plot gojën se kanë futur kokën në rërë si struci duke bërë sehire se çfarë armësh të reja po nxjerr ujku plak Janullatos. Turp kombëtar jo vetëm për akademikët, por edhe për historianët, intelektualët që me qëndrimin e heshturi i kanë dhënë mundësi “dhelprës” greke Janullatos të na pështyjë në fytyrë të gjithëve duke na çmobilizuar si akademikë apo intelektuale, por dhe duke na mohuar historinë.
Ç’është ky qëndrim, kujt i vjen për shtat kjo frikë ky pozicion. Kur do t’i përvishemi punës t’i tregojmë vendin këtyre që mendjen e kanë tek helenizmi apo shpifjet e tipit Dik Marti. Unë si klerik shtroj pyetjen  e kahershme, por dhe aktuale për të ardhmen. A e meritojmë emrin shqiptar ose a jemi shqiptar?
A mundet që ne të pranojmë një grusht priftërinjsh Greke me në krye armikun më të fuqishëm e më të madh “dhelprën” ballkanike Janullatos. Ky ushtarak i helenizmit grek që ushqehet duke na rrëmbyer nga arkivat historinë e shkruar me mund e sakrifica nga shekujt e hershëm, duke na mohuar me paturpësinë më të madhe e duke hedhur në koshin e plehrave tërë martirët e Kishës Ortodokse Shqiptare.
Si mund t’i thoni vetes akademike kur juve Janullatos ju ka injoruar kaq shumë në historinë e kombit. Pse vetëm profesor K. Frashëri do të luftojë, bashkohuni të gjithë dhe merreni pa frikë se nuk mund t’iu mposhtë një dhelpër greke. Tregojini me urtësi vlerat, historinë, arkivat dhe dorëshkrimet e popullit që ju ka rritur juve bashkë me mua.
Ne e kemi për nder që jemi mbështetës të Rilindësve dhe shqiptarëve. Sigurisht, një përgjegjësi historike për Janullatosin mban Ramiz Alia dhe Ylli Popa që gatuan çorbën helenike grek në krye të kishës shqiptare.
Akademik të bën mendimi i ndritur në të mirë të kombit tënd dhe jo kultura personale për interesin tënd egoist. Ylli Popa e ka të nxirë faqen përpara kombit shqiptar si bashkëpunëtor i ngushtë i helenizmit dhe si bashkëpunëtor i ngushtë i Janullatosit.
Fqinjët tanë  e kanë Akademinë e tyre të Shkencave pararendëse të fateve kombëtare ndërsa ne e kemi sehirxhije dhe servile të konjukturave të pafavorshme.
I pyes shqiptarët se për çfarë shquhet Akademia e Shkencave në Shqipëri? Ne e dimë të gjithë që shquhet për asgjë sepse është një bisht burokratik i diktaturës dhe nervi i kohës i ka vdekur.
Personalisht i bëj thirrje elitës shqiptare, kudo që ndodhet që të jap kontribut të drejtpërdrejtë për atdheun sepse akademia ka vdekur bashkë me Ylli Popen e kompani. Ne na duhet një ndryshim rrënjësor i themelit inteligjent kombëtar, ku baza e teorive të vlefshme të jenë rilindësit tanë se bashku me intelektualët progresiv dhe kombëtar të kohës që jetojmë tani. Jo vetëm Akademia e Shkencave, por dhe një pjesë e politikës shqiptare e respekton Janullatosin nën një ngërç psikik që dallohet lehtë në fytyrat maske që shfaqin kur takojnë atë. Se çudi, që për disa Janullatos është bërë babai i tyre shpirtëror. Koha në mënyrë  absolute do t’i ndëshkojë këta mbijetorë pa atdhe e pa komb. AT NIKOLLA MARKU

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button