Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Rruga Kombëtare që i parapriu Pavarësisë së Shqipërisë | My CMS

Rruga Kombëtare që i parapriu Pavarësisë së Shqipërisë

Populli shqiptar është pasardhës i Ilirëve dhe është autokton në trojet e veta etnike dhe nuk është i ardhur ashtu siç janë të ardhur fqinjët tonë shovinist në trevat e Gadishullit Ballkanik, gjithëashtu populli shqiptar dallon krejtësisht prej fqinjëve të vet shovinist si në aspektin kulturor, gjuhësor, e atë kombëtar.

Kryengritjet e vazhdueshme dhe heroike të popullit shqiptarë që i paraprinë pavarësisë së Shqipërisë, kundër sundimtarëve shekullorë të Perandorisë Osmane, dhe kundër politikës së vjetër të fqinjëve tonë shovinistë, mbartë me vehte vullnetin e pamohueshëm të popullit shqiptarë dhe të periudhave historike kombëtare siç ishin Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Lidhja e Pejës, Kongresi i Manastirit, e sidomos kryengritjet e vazhdueshme antiosmane të viteve 1910 dhe 1911 të cilat pasuan me kryengritjen e përgjishme të vitit 1912 e cila kryengritje përfshiu mbarrë hapsirën e shtresës së popullit shqiptar, për liri dhe pavarësi kombëtare.
Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë përfaqësonte fitoren e përbashkët të, të gjitha trojeve etnike shqiptare të cilët duke marrë pjesë gjallërisht me pushkë e me penë në lëvizjen për çlirim kombëtar vendosën gurrin e shejntë në themelet e pavarësisë së Shqipërisë Etnike. Kuvendi heroik i Vlorës e shpalli pavarësinë në emër të gjithë popullit shqiptarë me aktin e 28 nëntorit të vitit 1912 u vendos e drejta jetike e pamohueshme, historike e popullit shqiptar për të qenë i bashkuar, i lirë e i pavarur në trojet e veta etnike krahas popujve të tjerë të Gadishullit Ballkanik. Themelimi i shtetit kombëtar bëri të mundur ekzistencën e shqiptarëve si popull e si komb i barabartë në familjen e popujve evropianë e të botës, hapi rrugën për zhvillimin ekonomik-shoqëror, kulturor e politik, për të marrë pjesë në mënyrë aktive e në mënyrë të ndërgjegjshme në proceset përparimtare historike e botërore. Diplomacia shqiptare pasë një rrobërie të gjatë shekullore arriti të shpallë pavarësinë e Shqipërisë etnike,në Vlorë më 28 nëntor të vitit 1912 nga diplomati i madh i kombit shqiptar Ismail Qemali.
Mirëpo gjatë asajë periudhe përfundimisht kancelaritë e Fuqive të Mëdha vendosën të zhvillojnë një Konferencë ndërkombëtare për të diskutuar për fatin e kufijve politik të Shqipërisë dhe mbarrë popullit shqiptar, dhe në këtë mënyrë i filloi punimet diplomatike Konferenca e Ambasadorëve Londrës. Konferenca e Ambasadorëve në Londër mori vendime famëkeqe politike ndaj kombit shqiptar, ku e ndau hapsirën tokësore, shpirtërore, e kulturore të popullit shqiptar, ku më shumë se gjysma e trojeve etnike ngelën jashtë kufijve politik të shtetit të shqiptar dhe kaluan, nën rrobërinë sllave dhe atë helene.
Sa i përket diplomacisë shqiptare nëpër periudha të ndryshme ajo pati një karakter të drejtë dhe të realtë diplomatik e politik si ndaj fqinjëve të vet ashtu edhe ndaj faktorit ndërkombëtar, mirëpo fqinjët tonë shovinist me ndimesën e vazhdueshme të Rusisë dhe të Francës luajtën një rolë diplomatik antishqiptar, ku synimi i tyre ishte asimilimi i kombit shqiptar dhe pushtimi i trojeve etnike shqiptare.

Diplomacia e fqinjëve tonë shovinist dhe politika e sajë gjithmonë ka punuar e vepruar pandërprerë me programe,antishqiptare dhe këtë më së miri e treguan gjatë periudhës së Kongresit të Berlinit gjatë vitit 1878 ku i filluan lakmitë e tyre ndaj trojeve etnike shqiptare, politika pansllaviste ndaj kombit shqiptar dhe ndajë trevave shqiptare vazhdoi përsëri ku në Konferencën e Ambasadorëve në Londër shtetet ballkanike me mbështetjen e Rusisë cariste dhe të Francës, arritën ty realizojnë programet e tyre të cilët i kishin formuar shumë dekada më parë siç ishte programi Serb i Naçertanisë dhe ai Grek Megali Ideja, këto programe u formuan në të njetin vit 1844, dhe ëndronin që për një periudhë të shkurtër kombin shqiptar ta shuanin prej hartës politike dhe gjeografike të Gadishullit Ballkanik, çështja shqiptare dhe kufijtë e saj etnik që u diskutuan në Konferencën e Ambasadorëve në Londër e hapën rrugën e programeve që ishin përpiluar nga fqinjët tonë shovinist, ndërsa kërkesat e drejta dhe të realta të kombit shqiptar fare nuk u morën parasysh në këtë Konferencë famëkeqe. Konferenca e Ambasadorëve në Londër pati karakter të padrejtë ndaj kombit shqiptar me vendimet që i mori ku fatin e popullit shqiptar e futi në një humnerë të pakthyeshme dhe i realizojë aspiratat e fqinjëve tonë shovinist ku më shumë se gjyma e tërësisë territoriale e Shqipërisë hyri nën rrobërinë sllave dhe atë helene, tërë Kosova heroike hyri nën sundimin serb, ndërsa pjesa e Shqipërisë jugore Çamëria hyri nën sundimin Grek.
Diplomacia shqiptare fare nuk i pranoj këto vendime të padrejta që i ndodhën kombit shqiptar në aspektin politik dhe atë etnik, politikën që e udhëheqi diplomacia shqiptare gjatë asaj kohe ishte një luftë diplomatike e drejtë dhe e realtë ku e bëri të qartë botërisht nëse nuk zgjidhet në mënyrë të drejtë çështja shqiptare Gadishulli Ballkanik kurrë nuk do të ketë paqe dhe stabilietet politik.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button