Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Droutsas: Çështja e paktit të ujërave është vënë në vijë | My CMS

Droutsas: Çështja e paktit të ujërave është vënë në vijë

Ministri i Jashtëm grek: I kemi zgjidhur problemet me fqinjët

“Synimi kryesor i qeverisë greke, aspekti thelbësor i politikës së saj është delimitimimi i ujërave me fqinjët dhe caktimi i Zonave Ekskluzive Ekonomike”. Deklarimi vjen nga ministri i Jashtëm grek, Dimitris Droutsas, i cili ka bërë të qartë se një proces i tillë tanimë është vënë në vijë. Në fakt, ai e ka përcaktuar procesin si gjithëpërfshirës, pra në drejtim të të gjitha vendeve fqinje, që përfshin Shqipërinë, Turqinë, por edhe pjesë të vendeve në jug të saj. “Synimi kryesor i kësaj qeverie, por më lejoni të them edhe i qeverisë së mëparshme gjithashtu, është delimitimimi i zonave detare, përfshirë kontinental shelf dhe Zona Ekskluzive Ekonomike me vendet tona fqinje, dhe kjo punë është vënë tashmë në vijë”, – është shprehur Droutsas. Në kontekstin e brendshëm politik grek, shqetësimi kryesor, natyrisht që lidhet me Turqinë, për marrëveshjen me të cilën mediat greke kanë folur gjerësisht për disa mundësi, përfshirë këtu edhe koncesione për të ashtuquajtura krijim i zonave gri. Por, parë natyrën përgjithësuese të qëndrimit të ministrit të Jashtëm të Greqisë, është e qartë se interes thelbësor përbën edhe veriu i vendit, ku ujërat takohen me Shqipërinë. Në këtë drejtim, mes dy vendeve çështja është më specifike, si për sa i përket ligjeve të trashëguara që kanë një ngarkesë politike, por asnjë ndikim juridik, ashtu edhe për faktin se një pakt ujërash është nënshkruar njëherë. Rrëzimi i dokumentit nga ana e Gjykatës Kushtetuese shqiptare ka diktuar kalimin në një fazë të re diskutimesh, e cila është shoqëruar me një monitorim mediatik të imtësishëm. Ky duket se është edhe një problem i autoriteteve greke dhe në këtë kontekst, Droutsas ka bërë të qartë se për nënshkrimin e marrëveshjeve të tilla, “nuk është vënë në lëvizje diplomacia e fshehtë”. “Le të mos krijojmë mite dhe keqkuptime që do të ngatërronin opinionin. Të gjithë duhet të jenë të qetë se gjërat po ndiqen në mënyrë serioze, sistematike, gjithnjë duke u bazuar në interesat e këtij vendi”, – ka vijuar kreu i diplomacisë greke. Një deklaratë politike që nuk ka dhënë asgjë konkrete për opinionin, por që gjithsesi jep të kuptojë se gjetja e një gjuhe të përbashkët është e afërt, apo se kjo gjë po i transmetohet publikut. Në raport me Shqipërinë, gazeta “Shqip” ka bërë publike më parë se konsulta vjetore diplomatike mes dy vendeve, e zhvilluar në fund të 2010-ës në Athinë, ka rënë dakord për trajtimin e disa opsioneve në frymën e mirëkuptimit. Më shumë se kaq, çdo gjë tjetër mbetet e panjohur krejtësisht, edhe pse variantet e hedhura nga politika si në Shqipëri, ashtu edhe në Greqi për paktin me Turqinë, e vendosin një arbitrazh ndërkombëtar si një skenar real dhe të pranueshëm ndër të tjerë. Në Tiranë, këtë ide e ka hedhur paraprakisht Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili ka pasur me këtë rast një prononcim që hap mundësi të reja për negociim, por që nuk janë marrë në konsideratë nga të dyja palët.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button