Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Topi kundër bisedimeve Prishtinë – Beograd | My CMS

Topi kundër bisedimeve Prishtinë – Beograd

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, ka deklaruar se pret që Kosova të formatojë sa më shpejt të gjitha institucionet e veta, që dalin nga zgjedhjet e përgjithshme politike, të cilat do të dinë të përballojnë, sikurse kanë përballuar edhe në të shkuarën, të gjitha sfidat e rëndësishme politike dhe historike që ka Kosova si një shtet i lirë, sovran, i pavarur. Ai ka thënë se personalisht nuk i përkrahë bisedimet Prishtinë – Beograd derisa nuk qartësohet raporti i Dick Martyt, i cili në bashkëpunim me qarqet serbe ka si qëllim të barazojë viktimën me xhelatin.

I pyetur se a do të ndikojë raporti i raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, i cili akuzoi kryeministrin Hashim Thaçi dhe ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për trafikim organesh të serbëve të zënë rob gjatë luftës në Kosovë, presidenti Topi në një intervistë për Alsat ka thënë se bisedime në mes të Prishtinës dhe Beogradit do të jenë tërësisht të karakterit teknik, të cilat në mënyrën më absolute nuk do të venë asnjëherë në dyshim sovranitetin territorial të Kosovës.

“Sigurisht që ka dëmtuar klimën, por askush nuk mund të dëmtojë zemrën e perspektivës së shtetit të ri të Kosovës. Dhe meqenëse ju këtë e lidhët me klimën e bisedimeve që duhen të bëhen midis Kosovës dhe Serbisë, ku natyrisht ne kemi inkurajuar që të ketë bisedime për çështje teknike, unë mund të jap një opinion personal, që mbetet gjithmonë personal, i imi, si individ që fillimisht të qartësohen faktet që ai hedh, të cilat janë inekzistente, pastaj të futen në bisedime, sepse kjo ka qenë një politikë shumë e rafinuar e qarqeve serbe për të barazuar viktimën me xhelatin”.

“Populli i Kosovës është martir, viktimë e gjenocidit serb. Janë raste të dokumentuara, të filmuara që qarkullojnë në të gjitha mediat ndërkombëtare. Tentativa për të barazuar, për të bërë të barabartë xhelatin me viktimën, është një tentativë, e cila nuk shkon sot në vitet 2010-2011. Kjo është arsyeja që këto gjëra duhet të sqarohen, por sot, ju e dini që bredh i lirë akoma kryexhelati, i cili ishte në simbiozë me Millosheviçin: Mlladiçi. Për të mbuluar të gjithë këtë situatë, për ta bërë klimën të barabartë sajohen gjithë këto gjëra”, ka thënë ndër të tjera Presidenti Topi.

“Edhe një herë, gjatë kësaj kohe, ju e dini që agjenturat, të cilat kanë punuar kundër interesave të Kosovës dhe Shqipërisë, kanë tentuar të rekrutojnë edhe individë si dëshmitarë të rremë dhe praktikisht të gjitha këto skema kanë dështuar…Ne do të vazhdojmë të jemi të gatshëm të bashkëpunojmë nëpërmjet institucioneve specifike për t’i qartësuar sa më shpejt këto probleme. Të njëjtën gjë kam dëgjuar edhe nga institucionet e Kosovës, të cilat vihen në dispozicion. Pra është një gjë shumë e mirë, sepse politika moderne sot kërkon që çdo gjë që thuhet duhet patjetër që të argumentohet. Dhe aty ku nuk ka argument, padyshim që edhe ky Raport bie poshtë”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button