Nikolas Gejxh, nje guvernator i padeshiruar

Një nga shefat e lobit grek në SHBA, gazetari dhe publicisti, Nikolas Gejxh ka qenë vendimtar të paktën në 2 ngjarje të rëndësishme në politikën shqiptare. Në vitin 1994 Gejxh kishte akses të palimituar në Departamentin e Shtetit ndërkohë që luante dhe rolin këshilltarit të jashtëm të kryeministrit grek, Micotaqis. Incidentet që ndodhën në atë kohë në kufirin shqiptaro-grek dhe gjyqi ndaj pesë minoritarëve të akuzuar për veprimtari antikombëtare, shkaktuan reagimin e ashpër të lobit grek në SHBA. Në 26 maj 1994, Departamenti i Shtetit u shpreh me rezerva për gjendjen e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, ndërsa në Nju-Jork Tajms, Gejxh fajësoi Berishën për qëndrimin e ashpër ndaj minoritarëve duke bërë paralelizmin midis Vorioepirit dhe Kosovës. Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Riçard Shifter i kërkoi presidentit shqiptar të lëshonte pe për çëshjten e “të pestëve”. Gjatë një komunikimi telefonik, Berisha e akuzoi Shifterin si “stalinist” dhe uli receptorin. Ai fitoi kështu armiqësinë e lobit grek dhe të Shtëpisë së Bardhë. Pak muaj më pas, nën kujdesin e Gejxhit, një delegacion i Partisë Socialiste zhvilloi një vizitë zyrtare në Departamentin e Shtetit. Ky moment shënoi një periudhë të gjatë flirti mes autorit të “Zjarrit grek” dhe krerëve të PS-së.
Rasti i dytë kur Nikolas Gejxh u tregua vendimtar për rrjedhën e ngjarjeve politike, ndodhi në fillim të vitit 2002. Shqipëria ndodhej në një krizë të vërtetë institucionale. Sapo kishte përfunduar KPD-ja e famshme e PS-së dhe qeveria “Meta” ishte në grahmat e fundit. Në një hotel luksoz të Selanikut, paria socialiste darkonte me greko-amerikanin Gejxh. Atë natë mijëra kilometra larg Tiranës, u gatua paqja e madhe mes klaneve të PS-së, “paqe” që u garantoi atyre pushtetin deri në vitin 2005.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button