Shqiptari Lirio Nushi troket në Hollivud…

Lirion jo të gjithë e njohin…jo se është artist më pak i suksesshëm se keta që njihen, por sepse është artist i një lloji të veçantë. Ai shkruan…këndon…dhe ëndrrën e tij më të madhe ka të realizojë një film. Film për Skënderbeun. Tekstet dhe muzika e tij janë më shumë të karakterit epik. Në to ndërthuren elemente të ndryshëm të traditash dhe krahinash, nga ajo çame deri tek arbëreshët e Italisë. Këngët “Malli im” dhe “Eksodi” janë dy nga këngët tuaja më të spikatura kohët e fundit, madje së fundmi janë bërë dhe kolonë zanore e filmit “Dreaming american” me regjisorët hollivudianë Lw Percy dhe Barbet Schroeder.

Ku e gjen më shumë veten arti juaj dhe ku anon më shumë: – nga filmi apo muzika?
Aty ku janë problematikat më serioze të Shqiptarëve. Arti im, deri tani ka qenë një formë shprehëse, një klithmë spirituale e shpirtit të vuajtur të shqiptarëve, e njohjes së vetvetes si komb, dhe prekje deri në zemër tek e thjeshta jonë njerëzore që flet shqip edhe atje ku nuk e dinë gjuhën tonë, por që e ndjejnë po njësoj si ne dhe nuk anon as nga filmi, as nga muzika, sepse ndjej se kam forcën dhe horizontin njohës për t’i bërë shumë mirë të dyja. Shumë nga projektet tuaja janë financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve së Kosovës.

Na bën habi fakti, pse e Kosovës dhe jo Ministria shqiptare?
Sepse politikanët shqiptarë nuk arrijnë akoma të perceptojnë se arti është “arma” e vetme që mbron dhe mban gjallë identitetin e një Kombi. Për momentin (rreth 20 vjet) ata janë shumë të ngarkuar me perceptime “të tjera”…! Në një prej filmave të mi dokumentar një personazh arbëror-arvanit shprehet: – Shqipëria nuk u bë qendra e shqiptarëve në Ballkan, Kosova do të bëhet më duket… Koha do të na ndëshkojë dhe do të tallet me ne, siç na ka ndëshkuar atëherë kur grekët fustanellën shqiptare e kanë tashmë veshjen e tyre kombëtare, kur vallen e bukur çame e kanë valle kombëtare dhe popullin çam as që nuk e njohin. Ne kujtohemi shumë vonë për bijtë më të mirë të shqipes, sikurse u kujtuam tragjikisht shumë vonë për Nënën Tereza… ! Ne kemi harruar të shkruajmë historinë për Arbëreshët, për Arvanitët-Arbërorë të Greqisë, për “gjymtyrët tona të prera” – të shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Kroacisë… etj. Ne kemi harruar të duam të bukurën dhe të respektojmë njëri- tjetrin. Këngët “Malli im” dhe “Eksodi” janë dy nga këngët tuaja më të spikatura kohët e fundit, madje së fundmi janë bërë dhe kolonë zanore e filmit “Dreaming american” me regjisorët hollivudianë Lw Percy dhe Barbet Schroeder..

Na tregoni diçka më tepër për këtë projekt…
Pasi regjisorja e famshme suedeze, Lissi Gustafsson, e cila i ka përzgjedhur këto këngë për kanalin suedez TV4 për dokumentarin e saj. Këngët “Malli im” dhe “Exodus”, janë përzgjedhur sërish, si kolonë zanore në filmin “Dreaming american”, me regjisorët hollivudianë: Lw Percy dhe Barbet Schroeder (regjisorë që kanë realizuar filmat me Angeline Jolie), ku protagonist do të jetë aktori me origjinë shqiptare, PRAQ RADO. Gjej rastin të falënderoj nga zemra, të gjithë ata që më besuan dhe mbështetën përgjatë këtij udhëtimi të deritanishëm pa rezerva. Kjo është një arritje e madhe. Ju nuk përfaqësoni më vetveten, por gjithë Shqipërinë.

Si ju bën të ndiheni kjo?
I rezervuar për t’u gëzuar maksimalisht deri në momentin final, por në formën më të thjeshtë njerëzore shumë krenar, dhe i lumtur që muzika dhe arti im do të kenë shansin e bukur të përfaqësojnë Shqipërinë në këto nivele të larta me vëmendje mediatike ndërbotërore, të cilat janë kultet dhe kulmet e suksesit të ëndërruar për çdo artist. Nuk është hera e parë që muzika ime gjen vendin e saj brilant jashtë kufijve të Shqipërisë, por në këtë rast unë shpresoj të marr fuqinë për të arritur tek fillimi i një ëndërr të madhe, realizimin e filmit “SCANDERBEG”. Vetëm atëherë do ndjehesha i plotësuar në art. Janë me qindra mesazhe çdo ditë nga Shqiptarë nga e gjithë bota që më thonë: Lirio vetëm t’i mund ta bësh filmin për Skënderbeun…, por unë e di akoma që kjo nuk mund të bëhet pasi ne akoma nuk kemi një libër të plotë për heroin tonë, mbi të cilin do të duhet të bazohet skenari, dhe për këtë do të duhen të paktën pesë vjet punë, e kushdo që do të merrte një iniciativë të tillë në këto kushte …! do të realizonte veçse një “donkishotizëm”. Në art ka miq, por dhe armiq.

Ka pasur njerëz që kanë reaguar keq?
Në Shqipëri nuk ka armiq në art – janë të gjithë armiq të artit (në 95% të rasteve). Pesë për qind që mbeten të bëjnë art janë miqtë e mi, sepse e shohim artin me të njëjtin këndvështrim dhe e perceptojnë po njësoj si një mision të lartë për kombin tonë dhe një plotësim personal shpirtëror, që pastron shpirtrat e bërë pis. Ju keni bërë një përmbledhje me këngë arbëreshe. Pse kjo lidhje me arbëreshët dhe cila është gjëja që vlerësoni më shumë tek ai popull. Ai popull jemi ne, jemi njësoj dhe të gjithëve na rrjedh një gjak shqiptari.

Përse çuditen gazetarët në Shqipëri kur shohin një vëllim muzikor me një identitet të caktuar…? Si p.sh., “Këngë arbëreshe” ?
Fort mirë mund të kishim këngë nga eposi i Kreshnikëve, polifonia shqiptare…etj. Mendoj se vetëm me punë të tilla do të mund t’i tregojmë botës dhe pasardhësve tanë se kush jemi dhe kush kemi qenë, pasi e ardhmja që të mbështetet ka domosdoshmërisht nevojë për rrënjë, dhe arbëreshët janë rrënjët tona.

Na treguat se keni ndjekur disa miqtë tuaj gjatë provave në festivalin e RTSH, po Lirio vetë pse mungoi?
Sepse nëse shkoj dua që të jem fitues, dhe festivalet në Shqipëri akoma “nuk e kanë gjetur” se cili duhet të fitojë…!

Sa e vështirë është të bësh art në kohët e sotme?
Është një zgjedhje arti, është një zgjedhje e vështirë. Duhet të jesh i fortë mos të ndryshosh për t’u përshtatur, por të përshtaten ata që do të ndjekin. Arti i mirëfilltë nuk është komercial, nuk bëhet për të përfituar ekonomikisht, por ka nevojë për mbështetje, kjo është vështirësia më e madhe. Ka 20 vjet që në Shqipëri nuk bëhet Art i mirëfilltë. Fondet që jepen keqtrajtohen, dhe nëse mendon që unë nuk jam financuar asnjëherë nga institucionet Shqiptare vetëkuptohet se sa e vështirë është të bësh art. Por më e vështira e artit është mosvlerësimi, mosnjohja e vlerave nga e mosvlerave, “shenjat e barazimit”. Artet gjithmonë janë vlerësuar maksimalisht nga fisnikët e shoqërisë dhe të jesh fisnik jo domosdoshmërisht duhet të jesh i pasur materialisht.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button