Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Zihen greket e 2 partive shqiptare. | My CMS

Zihen greket e 2 partive shqiptare.

Sarandë/ Dule, takime me minoritarët mbrëmjeve të vona. Thellohet konflikti i MEGA-s dhe PBDNJ-së
 “Mbledhja denigron me sharje, fyerje dhe përplasje fizike”

 Brenda një muaji është regjistruar përplasja e dytë, midis partive të minoritetit etnik grek në Shqipëri: MEGA-s dhe PBDNJ-së. Përplasja e parë ndodhi në fshatin Aliko më 12 dhjetor 2010, kur u përzunë Vangjel Dule dhe Vasil Bollano nga takimi përkujtimor i 4 martirëve të demokracisë nga ky fshat. Përtej përplasjeve të shumta të mënyrës së ftohtë pas takimit të Alikos, Finiqi ka regjistruar përplasjen e dytë të nxehtë midis këtyre forcave politike. Ka qenë ora 22:00 e mbrëmjes së të mërkurës kur ka ndodhur konflikti. Shkak është bërë takimi i kryetarit të PBDNJ-së, z.Vangjel Dule me anëtarë dhe simpatizantë të tij në këtë fshat. (E quajtur kështu nga zoti Dule dhe organizatorët, por në fakt është tentuar të bëhet takim me banorët e Finiqit, i cili është edhe qendër e komunës me të njëjtin emër, ku kryetar aktual dhe pretendent për rikandidim, shefi i zyrës së shtypit të MEGA-s, z. Ziso Lluci, njëkohësisht edhe ish-deputet në Parlamentin shqiptar.  Banorët janë përplasur ashpër me përkrahësit e PBDNJ-së deri në fyerje dhe shtyrje fizike. Burime nga MEGA, thanë për “TELEGRAF” se, Dule po i fryn një zjarripërçarës midis minoritarëve. Debati dhe shtyrjet midis përkrahësve të të dyja këtyre forcave politike ka sjellë ndërprerjen e takimit, i cili mund të degjeneronte edhe në dhunë fizike midis palëve. Në këto momente, kryetari i PBDNJ-së dhe deputeti V. Dule, ka ndërhyrë me gjuhë diplomatike dhe me një ton të butë, duke u kujtuar pjesëmarrësve se, “këto veprime dhe sjellje nuk i përkasin dhe nuk i shërbejnë askujt, por vetëm përçarjes. Ne jemi të gjithë vëllezër dhe bindjet tona ti shprehim me votë dhe jo me dhunë. Pakicat greke që jetojnë në Shqipëri janë shembull i tolerancës fetare dhe paqes”, ka përfunduar fjalën e tij të shkurtër si rrallëherë, V.Dule.
Dështon takimi
Por pavarësisht uljes së tensioneve, takimi ka dështuar. Përfaqësues të MEGA-s kanë theksuar përsëri se Dule ka veshur lëkurën e qengjit, ndërsa brenda asaj lëkure fshihet tjetër soj. Ata kanë theksuar faktin se pse Dule në këtë takim bëri ftesa për festimin e 20-vjetorit të krijimit të organizatës OMONIA ditën e diel në Derviçan, ku sipas Dules do të jetë një festim madhështor, ku janë ftuar mbi 6000 persona, ndërkohë që festa e krijimit të OMONIA-s daton më 11 janar dhe ajo u festua, thekson MEGA. Por Dule e Bollano nuk morrin pjesë. Kjo do të thotë një provokacion i radhës dhe përçarje midis minoritarëve, të cilët tanimë po e shohin qartë se kush luan me interesat e tyre. Dhe kjo duket në reagimin e tyre duke i përzënë në çdo fshat nga takimet që organizojnë. MEGA kërkon terren, ndërsa PBDNJ të ruaj influencat e saj që sa venë e zbehen, duke përdorur shantazhin dhe provokimet. Vetëm pak ditë më parë në zgjedhjet e degës së OMONIA-s për Sarandën, përfaqësues të PBDNJ-së, bën thirrje të hapur që të pengohet me çdo kusht dhe çdo mënyrë propaganda dhe kandidatët e MEGA-s. Në radhët e PBDNJ-së vihet re një nervozizëm, ndërsa MEGA ruan një qetësi politike. Të shohim se çfarë ndryshimesh dhe zhvillimesh dot sjell dita e diel,e paralajmëruar nga PBDNJ-ja për festime të mëdha në Derviçan të Gjirokastrës.
 Por pavarësisht uljes së tensioneve, takimi ka dështuar. Përfaqësues të MEGA-s kanë theksuar përsëri se Dule ka veshur lëkurën e qengjit, ndërsa brenda asaj lëkure fshihet tjetër sot.
 Ata kanë theksuar faktin se, pse Dule në këtë takim bëri ftesa për festimin e 20-vjetorit të krijimit të organizatës OMONIA ditën e diel në Derviçan, ku sipas Dules do të jetë një festim madhështor, ku janë ftuar mbi 6000 persona, ndërkohë që festa e krijimit të OMONIA-s daton më 11 Janar dhe ajo u festua, thekson MEGA

C`fare behet…
Sa po vjen e po shtohet minoriteti grek artificial ne Shqiperi,ne kohen kur jemi ne 2011 politakanat tane vazhdojne te mbeshtesin krysesht minoritetin greke ne Shqiperi per te kryer manifestime apo protesta te cfaredolloji.Ne greqi jo e jo qe skryen asnje nga keto nje shqiptar,po dhe neper gjyqe ku kerkojne te drejtat e tyre kane frike te vene pasi jane jetimer,shteti jone nuk i mbeshtet po vetem ben sehir se si luajne gjakpirsat me Shqiptaret.Dihet qe piksynim politakanet tane kane qe ne radhe te pare te mbrojne minoritetin me te madh ne Shqiperi ate greke,kuptohet sipas tyre dhe sic pretendojne shovinastat greke.Dihet dhe qe politika Shqiptare asnjehere nuk ka mundur te mbroje interesat e kombit Shqiptrare tek te huajt,dihet qe nuk kane pasur interes dhe su ka bere pershtypje se cfare ndodhe me shtetasit e vete ne dhe te huaj.Deri kur do te vazhdoje keshtu ???

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button