Mesazh i UÇPMB-së drejtuar Beogradit dhe BE-së.

Intervistë ekskluzive me kapiten Lulzim Ibishin, ish-komandant i UCMPB-së në

Me paraqitjen e parë të UÇPMB-së në janar të vitit 2000, shqiptarët e Luginës së Preshevës mburreshin për djelmoshat që i`a kthyen tytën regjimit serb për shkak të dhunës dhe diskriminimit të rëndë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Për të cilën liri dhe demokraci që ende është në pikëpyetje u sakrifikuan dhe dhanë jetën 28 dëshmorë të këtij rajoni që derdhën gjakun për të mirën e vendlindjes së tyre dhe popullit të tyre për një eteë më të mirë, për një perspktivë më të mirë, për liri, për flamur, për punë, për universitet..por sot të gjitha këto, siq jemi dëshmitarë të këtij diskriminimi, shqiptarët e Kosovën Lindore nuk i knaë, Serbia ju ka privuar. Sipas Lulzim Ibishit « popullata shqiptare e cila ka jetuar në ish-Jugosllavi që nga viti 1912 e deri më sot ka vazhduar të ballafaqohet me spastrimin etnik serb, me vrasje dëbime, arrestime, tortura prej më të ndryshmeve deri tek sapstrimet, siq po ndodhë sot me Medvegjjën tonë..» Do theksuar xhandermeria serbe nuk kishte kursyer as fëmijët e as pleqt. Policia serbe kohë më parë, pra dy vitesh, siq kanë raportuar mediat rajonale, kanë bastisur familjen ish-komandant Lulit në fshatin Norçë, dhe njëherit ish-kryetar i OVL-të UCPMB-së. Sipas mediave lokale dhe ndërkombëtare, në mungesë të Lulzim Ibishit merret nëna e tij plak e moshës mbi 70 vjeçare rreth pesë orë në stacionin e xhandarmerisë për bisedë informative.

KOMANDANT LULI: NUK KA SHTET PA DEMOKRACI, POR, AS LIRI S’KA PA LUFTË !
Për rolin dhe U vlerat e UCPMB-së, për situatën aktuale , për dialogun e ardhshëm mes Beogradit dhe Prishtinës si dhe (mos) përfshirjen e cështjes shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në e këtë dialog..ishin vetëm disa pika që prekëm në bisedë me ish-komandntin e UCPB-së, komendantin e brigadës së 113-të, në drejtimin e kapiten Lulzim Ibishit nga Norca e Preshevës.
Presheva Jonë: z.Ibishi cili ka qenë rroli juaj gjatë luftës çlirimtare të UCPMB-së?
Lulzim IBISHI: Atëherë unë kam qenë komandant i brigadës 113 njëherit edhe shef i shtabit të zonës. Rroli ynë ka qenë mjaftë pozitiv si gjatë luftës me armë gjithashtu edhe pas luftës me anë të mjeteve politike kam kontribuuar mjaftë duke menduar në vënien e paqes dhe stabiliteti për ditë më të mira për popullatën shqipgtare dhe gjithë qytetrët e luginës së Preshvës por si duket ujku qimen e ka ndërruar por jo edhe hujin. Por ket huj, nëse kështu vazhdon Serbia, vetem pushka qe mund t’ja ndërroj, sikur dje UCK-ja dhe NATO.
Presheva Jonë z.Ibishi,dy ditë para vitit të ri u liruan pesë nga të arrestuarit nga burgu qendror i Beogradit,cdo do të thotë kjo për ju,si i larguar nga Lugina pikërishtë për këtë qështje?
Lulzim IBISHI: Unë mund të them se vetë mënyra se si ka ardhur deri tek arrestimi i nëntë të rinjëve nga Presheva është një proces i montuar dhe i pabazë, bashkë me mbi 100 fletë arrestet për po aq të rinjë të cilët sot nuk janë të sigurt të kthehen në atdheun e tyre edhe pse pas përfundimit të luftës tonë çlirimtare është bërë një marrëveshje bashkë me palën ndërkombëtare ku në atë marrëveshje është cekur edhe amnesty për ish-ushtarët e UCPMB-së. Provokime ndaj nesh (ish-ushtarët e UCPMB-së) janë bërë në kontuinitet, megjithëatë kjo e fundit kundër 9 të rinjëve është diqka e pa shpjegueshme,n ë mesin e të cilëve kam qenë edhe unë. Edhe unë kam qneë viktimë dhe më kanë bastisur shtëpin time ku kanë inskenuar programet e llojit të tyre kinse kanë gjetur mbi 36 lloje armësh (e keni parasyshë 36 lloje armësh jo armë të një lloji) cka ëshe mjaft e vështirë që një ushtri ti ketë atë lloj artilerie e lëre më unë. Unë ju garantoj se në shtëpin time nuk është gjetur, apo më mirë të them nuk kam pasur asnjë fishek e mos të flasim për amrë apo dicka tjtër siq është spekuluar në mediat serbe. . Kam pasur ndoshta fotografi të luftës por asesi armë,në kohën kur jam arrestuar nuk kam qenë në shtëpi në Preshevë pasi që jam larguar gjashtë muaj më parë nga Presheva për qështje pasigurie.
Presheva Jone: A mendoni se është dashur të bëjnë më tepër politika vendore-pushteti lokal më tepër për të arrestuarit dhe sa e vlerësoni punën e z.Rexhepit gjatë periudhës gjyqësore?
Lulzim IBISHI: Mendoj se jo se nuk ka dashtur pushteti lokal të bëj diqka për ata djem por nuk ka mundur i ka pasur rrugët e mbyllura,është dashur që në këtë drejtim të punoj si shteti amë Shqipëria ashtu edhe Kosova pasi që nuk bëhet fjalë për krime individuale por shtetërore edhe atë i takon luftës së UCK-së,pas mbarimit të luftës e ne të gjithë e dimë mirë se menjëherë pas mbarimit të luftës i tërë territori i Kosovës ka qenë i mbuluar me forca ndërkombëtare me ato të NATO-s, Kfor-i…dhe nëse është bërë diqka në atë periudhë atëher përgjigje duhet të kërkojnë ato organizma të cilat kanë vepruar në atë kohë në atë vend,pra në Gjilanë. Nëdrkohë sa i përket asaj se sa ka punuar Orhan Rexhepi për ata djemë apo jo, unë mund të them se ai ka bërë një punë jashtëzakonishtë të madhe dhe më besoni se është dashur jo vetëm vullnet por edhe mund i jashtëzakonishtë,durim dhe gjithëcka tjetër për ti përballuar mbi 80 vizita të cilat iu ka bërë z.Rexhepi të arrestuarve në Beograd,ndoshta punën të cilën e ka bërë kryetari i LKSH i ka takuar ta bëjë kryetari i komunës megjithëatë nuk e ka bërë.
DIALOGU I ARDHSHËM MES PRISHTINËS DHE BOEGRDAIT NUK DO TË EJTË „TEKNIK“ POR POLITIK, PRANDAJ EDHE PALA SHQIPTE NGA PRESHEVA DUHET T‘MOS E LESHOJ KET RAST
Presheva Jonë: z.Ibishi meqë jem pranë fillimit të bisedimeve Prishtinë-Beograd. Spektri politik në Preshevë po kërkon të jetë pjesë e këtyre bisedimeve po së fundmi edhe disa zyrëtarë të Kosovës të cilin për agjencisë tonë, qofshin edhe sa për sye faqe, ata janë shprehur se Presheva,Bujanoci dhe Medvegja duhet të kenë përfaqësuesin e vetë në këto bisedime duke mos inkrouar kësaj ardhe shqipatrët e këtyre trevave, përderisa si dukuet serbët e Kosovës do të jenë pjesë eketij dialogu ?
Lulzim IBISHI: Unë jam i bindur se këto bisedime nuk do të jenë vetëm teknike siq është folur, por do të jenë politike dhe spektri ynë politike nuk duhet të kërkoj gjë më tepër përpos me një unitet të forcuar dhe të mbështetur në referendumin e 92-shit ku thuhet qartë se shqipëtarët e Luginës duhet të bashkohen me Kosovë. Mendoj se nëse nuk do të ketë në këto bisedime edhe përfaqësues të Luginës atëher ne do të mbesim edhe më tutje të shtypur nga ana e serbëve dhe në qoftë se do të ngulfatemi dhe do të na zihen të gjitha rrugët demokratike,në qoftë se nuk do ti gëzojmë të paktën të gjithë ato të drejta të cilat i gëzojnë serbët në Kosovë ëdhe ne në Preshevë,atëher them se ne nuk jemi të prirur për luftë, por nuk përjashtohet as ajo mundësi. Dhe në mos përfshirjen eventuale të shiptarëve të luginës në diaogun e ardhshëm mes Prishtnës dhe Boegrdait për cdo sitautë të metutjeshme servia por edhe komuniteti ndërkombëtar, në veqanti Bashkimi Evropian janë përgjegjës e eskalimit të ndonjë situatë në rajon. Prandaj Beogradi dhe Evropa mund te zgjedhin përfshirjen e cështjes shiptare në Luginën e Preshevës në dialogun mes Beogrdait dhe Prishtinës ose kalashnikovin ! Ne ish-komandantët, ne ish-luftëtarët dhe shqiptaret etnik nga Presheva, Bujanoca dhe Medvegja nuk duam asjgë më shumëse sa cfarë u jept serbëve në Kosovë. Por, ne rast levizjes së megjeve atëherë ne jo që kemi dëshirë por do të insistojmë të jemi pjesë e Kosovës, të cilat troje ashtu kështu nuk quhen rastësisht Kosovë Lindore. Përmda fjlaën megjë, sespe ato nuk janë kfijë por vërtertë megjë, sepse dihen kufijtë real të Kosovës.
Mesazhi apo ultimatumi ynë drejtuar autoriteve serbe dhe lidershipit shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës është që tëbëjnë cmos inkuadrimin edhe të palës shqipatre nga Presheva..në dialogun e ardshshëm mes prishtinës dh boegrdait. Ne nuk po kërkojmë luftë, thjeshtë po kërkojmë dilalog, të meremi vesh me Serbinë dhe Kosovën, se ku do të jetë Presheva, Bunjanocit dh Medvegja, cila do të jetë perspktiva e kësaj popullate. Mesazhin ynë drejtuar Beogradit dhe liderëve te Luginës, mështetur edhe nga oficerë, ish-komandantë e luftëtarë tjerë të UCPMB-së, do të jtë i thjeshtë duma përfhsirjene Luginës së Preshvës në dialogun e ardhshëm mes Boegrdait dhe Prishtinës, por cdo përgjigjigje negative apo injorim i kërkesva tona nga Serbia, mund të shpiejn kah destabiliteti i situatës në rajon, ashtu-kështu të brishtë.
Presheva Jonë: z.Ish-Komandant kalojmë tek raporti Dick Marti i cili akuzon luftën clirimtare të UCK-së,cka mendoni ju për këto akuza?
Lulzim IBISHI: Unë them se të gjitha luftërat të shqipëtarëve në Ballkan kanë qenë clirimtare si Ushtria Clirimtare e Kosovës, Ushtria Clirimtare e Preshevëv-Medvegjës dhe Bujanocës ashtu dhe Ushtria Clirimtare Kombëtare,dhe të gjithë kanë luftuar kundër pushtuesit kundër slavëve të cilët vazhdimisht kanë shtrura dhunë dhe gjenocid, sapsterime etbnike mbi populli autkton shqiptarë në Gadishulin Ilirik. Raporti i Dick Martyt,unë themë se ky është një sufler serb i paguar mirë nga ta dhe dashakëqinjët e popullit tonë, i cili mundohet ti poshtëroj shqipëtarët. Megjithatë ne e dimë nga historia se serbët janë të prirur që fajin e vetë, problemet e veta, krimet e veta tia mveshin dikujt tjetër dhe asnjëher të mos jap përgjigje për ato të vetat . Dick Marty është mirë që të shikoj dhe të pyes serbët se ku janë jo vetëm organet por tërë trupat e mbi dy mijë shqipëtarët të zhdukur që sot e kësaj dite nuk dihen. Megjithëatë mendoj se drejtësia duhet të dal në shesh,le të dal Marty me një rast konkret me një person i cili posedon ndonjë organ i cili është transplnatuar gjatë asaj kohe.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button