Parlamenti Europian miratoi sot marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Serbinë. Gjatë seancës së sotme, nisma është hedhur në votim dhe ka marrë mbështetjen e 612 deputetëve që votuan pro si dhe të 38 deputetëve që votuan kundër. Parlamentarët Evropian pritet të votojnë edhe për rezolutën për integrimin e Serbisë në BE, në të cilën mes tjerash përmendet që Serbia duhet të zgjidhë problemin e reformës në drejtësi, të luftoj korrupsionin, të vazhdojë bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës si dhe të arrijë rezultate për bisedime me Prishtinën. Kjo është hera e parë që Parlamenti Evropian në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkon nga Serbia që të mos përmendë çështjen e statusit në bisedimet me Kosovën.

Parlamenti Europian miratoi sot marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Serbinë.
Gjatë seancës së sotme, nisma është hedhur në votim dhe ka marrë mbështetjen e 612 deputetëve që votuan pro si dhe të 38 deputetëve që votuan kundër.
Parlamentarët Evropian pritet të votojnë edhe për rezolutën për integrimin e Serbisë në BE, në të cilën mes tjerash përmendet që Serbia duhet të zgjidhë problemin e reformës në drejtësi, të luftoj korrupsionin, të vazhdojë bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës si dhe të arrijë rezultate për bisedime me Prishtinën.
Kjo është hera e parë që Parlamenti Evropian në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkon nga Serbia që të mos përmendë çështjen e statusit në bisedimet me Kosovën.