Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
"Shqiptarët,njerëzit më të këqinj në këtë botë". Racizëm antishqiptar në "Grande Fratello 11" | My CMS

"Shqiptarët,njerëzit më të këqinj në këtë botë". Racizëm antishqiptar në "Grande Fratello 11"

Guendalina Tevassi, 24 vjece, nga Roma

Guendalina Tavassi, 24 vjeçe, nga Roma, konkurrente në spektaklin e sivjetshëm
në Itali, Grande Fratello ka lëshuar fyerje raciste ndaj shqiptarëve.
Ajo i ka krahasuar shqiptarët me ciganët si “njerëz të këqinj” në një prej audicioneve të këtij viti në Grande Fratello.
Media italiane e ka pasqyruar lajmin me titullin “Guendalina Tavassi, fyen shqiptarët në Grande Fratello”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i babait të konkurrentes në spektakël i cili ka thënë se është i bindur në faktin se vajza e tij ka bërë një pakujdesi dhe qëllimi i saj nuk ka qenë shpërndarja e mesazheve raciale.
Sipas medias italiane, njëri prej konkurentëve në spektaklin që zhvillohet në Itali dhe transmetohet në disa televizione, ka vendosur ta hedhë në gjyq Guendalina Tavassin për shkak të deklaratave të saj në një debat të ndodhur gjatë spektaklit. Duket se deklaratat e nxituara janë pjesë e karakterit të vajzës 24-vjeçare.
Mediat italiane kanë bërë publike edhe një adresë në të cilën mund të shikohet videoja e fjalëve raciste për shqiptarët por nuk është e qartë përse aksesi në këtë material është ndaluar për vizitorët nga Shqipëria.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button