Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Departamenti Amerikan i Shtetit: Thirrja jonë për shmangien e dhunës, s`u dëgjua | My CMS

Departamenti Amerikan i Shtetit: Thirrja jonë për shmangien e dhunës, s`u dëgjua

Shtetet e Bashkuara dënuan dhunën në Shqipëri dhe shprehën keqardhjen për humbjen e jetëve dhe plagosjet gjatë protestave.
“Na vjen keq që demonstrata nuk ishte paqësore dhe që nuk u morën parasysh thirrjet për qetësi që u bënë përpara protestës”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit P J Crowley në konferencën e tij të përditshme për shtyp.
Dje, një ditë para protestës ambasada amerikane bëri thirrje që ajo të ishte paqësore dhe konstruktive.
Zoti Crowley tha sot se u mësua me keqardhje për disa vdekje dhe disa dhjetera të plagosur nga përleshjet.
“Përdorimi i retorikës provokuese dhe sugjerimi apo toleranca e çdo lloj dhune i shkakton një dëm të madh popullit të Shqipërisë, cili meriton më shumë se kaq”, tha zoti Crowley në konferencën për shtyp.
Qëndrimi i shprehur prej tij kishte të njejtin ton si deklarata e përbashkët e Shteteve të Bashkuara, BE-së dhe OSBE-së në Tiranë ku shprehej keqardhja qe demonstrata nuk ishte paqësore dhe kishte pasur viktima.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button