Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
'Marty', Idrizi në KE: Iniciuar nga Rusia, mbështetur nga Serbia | My CMS

'Marty', Idrizi në KE: Iniciuar nga Rusia, mbështetur nga Serbia

Vijojnë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës diskutimet mbi raportin e hartuar nga reporteri zviceran Dik Martit, mbi ato që ai i ka cilësuar si krime të rënda kundër pakicës serbe nga ana e UÇK-së gjatë dhe pas luftës së vitit 1999 në Kosovë.

“Sot është një tjetër raport, i iniciuar nga Rusia, i mbështetur nga Serbia, me qëllim që të sulmojë BE-në, SHBA, UÇK-në dhe Hashim Thacin”. Kështu u shpreh sot deputeti shqiptar Shpëtim Idrizi në fjalën e tij në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Raporti i Dik Martit është një vazhdimësi e politikës së Milloshevicit ndaj shqiptarëve të Kosovës, tha Idrizi, ndërsa shtoi se raporti nuk mund të gjejë asnjë të vdekur që i janë marrë organet.

Ai ftoi raportuesin Marti që të publikojë të gjitha intervistat që janë bërë në lidhje më akuzat.

“Organet nuk mund të vihen nga një trup në tjetrin. Ky raport është plot të pavërteta dhe në të shihet se kriminelët janë bërë baraz me viktimat. Milloshevici i ka përdorur këto fabrika për të fabrikuar këto të pavërteta dhe për të barazuar kriminelët me viktimat”- u shpreh Idrizi

Kosova që nga mbarimi i luftës është një prej vendeve më të monitoruara, nëse do të kishte dicka të vërtetë në këto akuza ata duhet të ishin zbuluar, tha Idrizi. Ai bëi thirrje që të bëhen sa më shpejt hetimet dhe të gjitha provat të bëhen publike.

Marti ka lexuar raportin e tij dhe njëkohësisht ka filluar mbrojtjen e akuzave të hedhura në të. Ai ka thënë se për akuzat e ngritura në raportin e tij, deri tani është heshtur.

Sipas tij, ka pasur një indiferencë totale në lidhje me zhdukjen apo vrasjen e dëshmitarëve të asaj që ai e ka quajtur trafik organesh nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Provat nuk mund të shkatërrohen” ka theksuar Marti gjatë mbrojtjes së raportit. Mes të tjerash, raporteri i Këshillit të Europës ka sugjeruar që ky raport duhet lexuar me kujdes, pasi ai nuk është kundër Kosovës.

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës po merr pjesë edhe delegacioni shqiptar. Deputeti Shpëtim Idrizi, gjatë fjalës së tij duke theksuar se dëshmitë në lidhje me raportin duhet të bëhen publike, tha se së Shqipëria është në favor të hetimeve në lidhje me akuzat e hedhura në raport. “Ky raport pa asnjë fakt, në të cilin UÇK-ja akuzohet si trafikuese organesh, është i mbështetur nga Rusia dhe Serbia, por Kosova është vendi më i monitoruar”, tha Idrizi gjatë seancës së sotme në Këshillin e Europës në Strasburg.

Në vijim të diskutimeve, fjalën e mori përfaqësuesja e Bosnje Hercegovinës, e cila e përgëëzoi Martin për punën e shkëlqyer, sipas saj. “Ne miratuam planin e Ahtisarit, që çoi më pas në pavarësinë e Kosovës,- tha ajo,- por edhe tani Kosova është një
rajon problematik. Nuk mund të rri pa folur për trajtimin çnjerëzor ndaj personave, për trafikimin e organeve, të narkotikëve e burgjet sekrete. Të gjitha këto kanë ndodhur”. Ajo theksoi se “duhet të sigurohemi që të zhvillohen hetime” pasi të ashtuquajturat fakte ekzistojnë.

Në fjalën e tij, Ilir Rusmali, anëtar i delegacionit shqiptar në Këshillin e Europës për çështjen e raportit “Marti”, ai bëri një apel për të shqyrtuar akuzat e ngritura në raport. “Ky raport është një dokument plot kundërthënie dhe për këtë, përgjegjësia është e autorit. Është një dokument që në Shqipëri dhe Kosovë ka qenë shumë kontavers dhe ne si delegacion shprehemi se Shqipëria është në favor të hetimeve pasi vetëm nëpërmjet tyre, akuzat mund të sqarohen”. Rusmali e mbylli fjalën e tij duke theksuar se “Ne i besojmë EULEX-in dhe e mbështesim punën e tij”.
Shekulli

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button