U miratua raporti i Dick Marty-t.

“Dëshmitarë nga pala serbe apo shqiptarë janë zhdukur dhe këto fakte ne nuk mund t’i anashkalojmë. Raporti im ka edhe raporte të BBC dhe EULEX-it për persona të grabitur dhe të burgosur në kampet e përqendrimit në veri të Shqipërisë. Viktimat kanë qenë serbë, por edhe shqiptarë të Kosovës, që janë konsideruar si tradhtarë për shkak se kanë bashkëpunuar me serbët”, është shprehur Marty.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar me shumicë votash raportin e shumëpërfolur të zviceranit Dick Marty, mbi “trajtimin johuman të njerëzve dhe trafikun e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”.
Raporti i Marty akuzon udhëheqësit e UÇK-së për trafik organesh njerëzore duke përdorur kryesisht qytetarët serbë gjatë konfliktit në Kosovë, gjë për të cilën, raportuesi propozon hetim ndërkombëtar.

Por, dokumenti nuk paraqet prova ose dëshmi konkrete, siç pohon dhe vetë ish prokurori zviceran, i cili e justifikon një gjë të tillë me zhdukjen e provave apo dëshmitarëve.

“Dëshmitarë nga pala serbe apo shqiptarë janë zhdukur dhe këto fakte ne nuk mund t’i anashkalojmë. Raporti im ka edhe raporte të BBC dhe EULEX-it për persona të grabitur dhe të burgosur në kampet e përqendrimit në veri të Shqipërisë. Viktimat kanë qenë serbë, por edhe shqiptarë të Kosovës, që janë konsideruar si tradhtarë për shkak se kanë bashkëpunuar me serbët”, është shprehur Marty.

Delegacioni shqiptar është shprehur kundër këtij raporti, duke e cilësuar atë si pjesë e fabrikimeve nga qarqet sllave kundër lidershipit të Kosovës.

Ndërkohë që delegacioni serb lobon për “zbardhjen e të vërtetës” siç e konsiderojnë ata.TCH

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button