Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Mediat greke:Berisha na fali pjesën ku ka naftë,opozita shqiptare na i mori,nxiti hetimet duke e derguar ne gjykaten kushtetuese | My CMS

Mediat greke:Berisha na fali pjesën ku ka naftë,opozita shqiptare na i mori,nxiti hetimet duke e derguar ne gjykaten kushtetuese

Shqetësim të madh kanë shprehur mediat greke për paktin me ujërat në kufirin shqiptrogrek.Emisioni i gazetarit të njohur Kostas Hardhavelas ka publikuar këtë shqetësim që ka prekur tashmë  Greqinë.

Pakti për ti dhënë Shqipëria një pjesë të ujërave u firmos nga kryeministri Sali Berisha me ish-kryeministrin grek Kostas Karamanli.

Pas debateve të shumta nga opozita dhe nga disa media shqiptare,por edhe nga hetimet e  saj,Gjykata Kushtetuese vendosi  të mos miratojë paktin e ujërave me Greqinë.

Për fat të mirë ky ishte fati më i madh i shqiptarëve,që të mos paguanin gafën kolosale të kryeministrit Berisha.
Në emisionin e gazetarit Hardhavelas në stacionin televiziv Alter,disa ekspertë thanë se pjesa e ujërave që do të mernin nga Shqipëria,është një nga pjesët më të pasura me gaz natyror dhe me naftë.

Ekzistencën e gazit natyror dhe të naftës në pjesën e  ujërave që do të merrte Greqia prej Shqipërisë,e  ka vërtetuar edhe ministri aktual grek Maniatis. “Një burim i tillë,e bën Greqinë ndër vendet më të lakmueshme të nxjerrjes së naftës”tha ai. Gjatë intervistës, Maniatis ka përcaktuar edhe datën e fillimit të punimeve të nxjerrjes së arit të zi. Sipas tij, në këtë zonë brenda 18 muajve do të nisin punimet. Ministri grek e ka vlerësuar këtë zbulim të ri si një eveniment të rëndësishëm jetik për të gjithë grekët në këtë situatë tepër të vështirë që gjendet shteti.

Ai ka shtuar se ky burim do të jetë një frymëmarrje në zgjidhjen e krizës ekonomike greke. Zona në fjalë, ku mendohet të jetë “thesari i naftës”, është në pjesën kufitare të detit Jon. Marrëveshja për ndarjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese dhe në këtë mënyrë nuk dihet akoma qartë se të kujt do të jenë vendburimet. Nga ana tjetër, gjetja e naftës dhe entuziazmi i autoriteteve greke lënë hije dyshimi për insistimin e këtyre të fundit për votimin e marrëveshjes.

Sidoqoftë, pakti detar nuk u miratua dhe u hodh poshtë, dhe tani ndoshta shteti shqiptar do të jetë më i durueshëm për të firmosur.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button