Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
GEZUAR 1 VJETORIN E FAQES !!! | My CMS

GEZUAR 1 VJETORIN E FAQES !!!

Më 27 Janar të vitit 2010 u themelua kjo faqe,faqa kundër rregjistrimit të popullsisë mbi baza etnike e fetare.Ne e mbështesim regjistrimin e popullsisë me të gjithë elementët e nevojshëm, por jo vetëdeklarimin mbi baza etnike dhe fetare pasi nuk i shërben të vërtetës, përkundrazi ka shumë gjasa ta shtrembërojë të vërtetën për shum arsye.Gjatë gjithë këtij viti kemi bërë të mundur të gjitha materialet e mundshme për të informuar dhe ndërgjegjësuar cdo Shqiptar për këtë rregjistrim i cili pritet të ndodh në prill të këtij viti.Krahas cështjes të padrejtë për një rregjistrim të tillë në Shqipëri,satfi jonë ka bërë të mundur të publikojë të gjitha të fshehtat,padrejtesitë që na janë bërë dhe që na behen shoqeruar dhe me materiale për historine e Shqipërisë.Bashkangjitur me këtë faqe në kemi bërë të mundur sot ne 1 vjetorin e kësaj faqeje dhe hapjen e një website të ri blogu për ti dhënë mundesinë edhe të gjithë atyre Shqiptarëve që nuk perdorin facebook.Kjo faqë vjen më një emër dhe temë tjetër,më një temë të përgjithshme për të gjithë Shqiptarët.Momentalisht bashkangjitur me temën e blogut po bëjmë të mundur të hapim dhe një faqe në facebook me po të njëjtën emer.Vizitoni faqen tone të re në www.zgjohushqiptar.blogspot.com dhe jepni mendimin tuaj.Ne mirëpresim cdo sygjerim,padyshim edhe vleresimet tuaja.

Në radhë të parë doja t`ju përshëndesja të gjithë juve që jeni pjesmarrës në faqen e të gjithëve shqiptarëve dhe jo në faqen time dhe ju bej të ditur që tashmë ne kemi perfunduar peticioni kundër ketij procesi dhe ju ftoj ta plotësoni atë,njëkohesisht të ftoni dhe të gjithë miqtë tuaj që në venat e tyre rrjedh gjaku Kuq e Zi.
Ky është peticioni: http://www.gopetition.com/petition/41408.html
Tashmë pjestarët e faqes janë pothuajse të gjithë të informuar për rregjistrimin e popullsisë që do të kryet në Prill të vitit 2011 ku u janë publikuar të gjitha materialet që kemi pasur në dispozicion për këtë padrejtesi qe u behet shqiptarëve.Është një nga faqet e vetme në facebook që është perqendruar te ceshtja e rregjistrimit të popullsisë madje ku është permendur faqa jonë në disa materiale të botuara në gazeta të ndryshme dhe në disa media të permendura nga historianët si Godo dhe Xhufi.Qëllimi i faqes tonë ka qënë që të gjithë qytetarët shqiptarë të informohen për këtë rregjistrim i cili është një padrejtësi që bie në kundërshitm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.Faqa jonë është një nga të paktat në facebook serioze ku janë të perjashtuar automatikisht reklamat dhe postimet joserioze.Faqa është e përqëndruar kryesisht në rregjistrimin e popullsisë dhe në botime për padrejtësi të ndryshme dhe të fshehta që kanë lidhje me kombin shqiptar ku të bëjmë të mundur informimin e të gjithë shqiptarëve anemban botës.Shumë nga faqet greke kanë bërë “report” faqes sonë në facebook pasi kjo cështje është një nga gurët kryesorë për grekët për të kerkuar vorio-epirin ku sipas tyrë jugu do të deklarojë grek dhe këtë ata mund ta bëjnë për interesat personale grek nqs përfitojne para, pensione mujore, viza pashaporta, karta identiteti etj,dhe në të kundërt edhe nësë deklarohen ortodoks sipas tyre edhe ky person atëhere është greke…

Një nga arsyet është që duhet të shtojmë numrin e pjestarëve është pasi edhe titulli e kerkon të bëhemi 50.000 mijë veta ku mendohet që para fillimit të këtij procesi të organizohen protesta dhe që të jenë të pranishëm të pakten 1/4 e këtyre pasi sic dihet në shqipëri fryma e protestave akoma është në harresë pasi vimë nga një sistem i tillë.

Jemi duke realizuar një video përmbledhëse të shkurtër për të gjithë këtë cështje ku do të tregojmë të gjitha fshehtat e këtij rregjistrimi dhe lojën e shtetit shqiptar me armiqtë dhe se shpejti do të bëjmë të mundur publikimin.

Arsyeja tjetër është se jemi dhe duke bërë një artikull për kishat greke që po ndërtohen pasi në të vertetë numri i tyre sa vinë dhe rritet.Do tu tregojmë se pse tregohen kaq të mirë grekët dhe se cfare mbjellin ata sot për mot me disa fakte që kemi zbuluar neve gjatë këtyre kohëve të cilat do ti bëjmë publike së shpejti.
Na ndiqni…

Nëse e mendon se faqa jonë duhet që të shtojë numrin e pjesmarrësve atëhere vepro edhe ti duke ftuar të gjithë miqtë tuaj dhe postoje këtë faqe në profilen tend.

Shpresojmë të keni ngelur të kenaqur nga organizimi i faqes tonë për gjithcka.
Zeri i faqes tonë mund të ndryshoje disa njerëz….shum zëra mund të ndryshojnë botën…

Keni një dosje apo dicka të rëndësis së vecant që doni ta bëni publike por keni frike?
Faqa jonë, merr përsipër publikimin e të gjitha materialeve që ju dërgoni pa përmendur burimin.

Dërgoni video,audio,foto dhe dokumentat e rëndësis së vecantë duke kontaktuar me organizatorin e faqes.
Ju lutem që bashk me dokumentin të dërgoni edhe një përshkrim.

Faleminderit për mirkuptimin!

Me respekt organizatori
Ardit Saliaj

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button