Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Miliona dollarë kundër pavarësisë së Kosovës | My CMS

Miliona dollarë kundër pavarësisë së Kosovës

Faktet e fundit të publikuara nga mediat serbe tregojnë qartë se Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë nuk është marrë asnjëherë me punët që i takojnë – predikimin e fesë – por më shumë më çështjet politike, duke paguar lobistët në SHBA që do të kundërshtonin pavarësinë e Kosovës….
Kur në krye të Kishës Serbe në Kosovë ishte peshkopi Artemije (tashmë i shkarkuar nga Kisha Ortodokse Serbe), siç bën të ditur gazeta serbe Kurir, kjo kishë me ndihmën e Këshillit Nacional Serb të Kosovës kishte nënshkruar kontrata me vlerë prej miliona dollarësh për t’i paguar lobistët amerikanë që do të angazhoheshin kundër pavarësisë së Kosovës…
Siç raporton kjo gazetë, e cila thotë t’i ketë parë kontratat e nënshkruara me zyrat e avokaterisë që merren me lobim në SHBA, shuma e përgjithshme e këtyre kontratave kap vlerën prej 4.2 milionë dollarësh.
Megjithatë, James Jatras, që njihet si një nga lobistët më të mëdhenj serb në Uashington pohon se kjo shumë është shumë më e vogël dhe se ajo nuk kap vlerën më të madhe se 800.000 dollarë.
Siç raporton kjo gazetë, duket qartë se këtu i ka përzier gishtat prifti Simeon Vilovski, bashkëpunëtori më i ngushtë i peshkopit Artemije, i cili ishte arrestuar në Greqi me kërkesë të Serbisë për shkak të dyshimeve për keqpërdorimin e fondeve për rikonstruktimin e Kishave Ortodokse në Kosovë.
Adresa e tij (Manastiri Banjska në Kosovë) gjendet në të dy kontratat që janë regjistruar në administratën amerikane, e të cilat i ka parë kjo gazetë.
Dragan Veliq, kryetar i të ashtuquajturit “Këshill Nacional Serb i Kosovës e Metohisë”, në një deklaratë për Kurir, thotë se kjo organizatë vetëm ka kryer shërbim për Kishën Serbe në Kosovë.
E gjithë puna, sipas tij, ka shkruar nëpërmjet peshkopit tashmë të shkarkuar serb Artemije – dhe pasi që Kisha nuk kishte mundur të nënshkruante kontrata të këtij lloji, KNS ka ofruar ndihmë. “E kam nënshkruar marrëveshjen, mirëpo me zbatimin e saj nuk kam pasur të bëj fare”, thotë Veliq.
I pyetur se si mund të nënshkruhet një gjë që nuk mund të kontrollohet, Veliq ka thënë: “Nëpërmjet diasporës sonë ka ardhur deri të kontakti me Jatrasin, mirëpo me të gjitha këto merrej Kisha Serbe në Kosovë. Ne nuk kemi pasur para. Ndërsa ku i mori Kisha këto para nuk e di”, ka thënë Veliq.
Sa ku i kishte marrë këto para Kisha Serbe në Kosovë, kush i kishte zotuar ato, kush kishte dhënë leje për një gjë të tillë, dhe kush i kishte mbikëqyrur kontratat nuk e di as Branislav Tapushkoviq, avokat i Artemijes dhe Simeon Vilovskit.
“Me klientët e mi kurrë nuk kam biseduar për këto gjëra, kështu që nuk e di se për çfarë kontratash bëhet fjalë”, ka thënë Tapushkoviq.
Bashkëpunëtori i ngushtë i Artemijes, prifti Damjan ka thënë se peshkopi i shkarkuar nga Kisha Serbe nuk do të prononcohet për këtë gjë.
Ndërkaq, në Kishen Serbe të Kosovës thonë se pyetjen duhet drejtuar në Sinodin e Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe, që është marrë me punët e Kishës Serbe në Kosovë. Mirëpo, aty askush nuk ishte i gatshëm të prononcohej për financimin e lobistëve në SHBA nga ana e Kishës Serbe në Kosovë.
Dy kontratat e nënshkruara me amerikanët
Kontrata e parë është realizuar më 22 mars të vitit 2006, në mes të kompanisë së avokaturës “Venable LLP”, për të cilën punonte Jatras dhe Këshillit Nacional Serb të Kosovës.
Në bazë të kontratës, KNS obligohej që në 6 muaj të ardhshëm t’i paguante kësaj kompanie 600.000 dollarë.
Kontrata e dytë është goxha misterioze. Është nënshkruar më 7 shkurt të vitit 2007, mirëpo vetëm nga njëra palë.
Në emër të zyrës së avokaturës Squire Sanders Public Advocacy, LLC. është nënshkruar një person i quajtur Patrick E. O’Donel. Pala tjetër nuk e kishte nënshkruar, mirëpo adresa mbetet e njëjtë: prifti Simeon Vilovski, Manastiri Banjska, Kosovë.
Pala serbe obligohej t’u paguajë lobistëve nga 100.000 dollarë në muaj.
Kjo kontratë kishe validitetin trevjeçar, që në mënyrë hipotetike nënkupton se amerikanëve u është paguar 3.6 milionë dollarë.
Është interesant fakti se Jatras ka qenë i punësuar në atë kohë edhe në këtë zyre të avokaturës.
I kontaktuar nga kjo gazetë, Jantras ka shpjeguar se lobistët amerikanë kundër pavarësisë së Kosovës kanë marrë nga Kisha Serbe e Kosovës, respektivisht Këshilli Nacional Serb, vetëm 800.000 dollarë – ndërsa e ka mbrojtur punën e tyre, duke thënë se marrë parasysh sa vonë janë kyçur në këtë “muhabet” kanë arritur sukses të madh. Sepse dy të tretat e shteteve të botës nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
“Ky është një kapital i madh politik i cili gjithsesi se mund të shfrytëzohet”, ka thënë ai.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button