Bombë në makinën e konsullit shqiptar në Selanik, Thoma Nini

Makina e konsullit shqiptar në Selanik u përfshi nga flakët sot në mëngjes rreth orës 09:30.
Burime të policisë greke kanë thënë se automjeti i përket konsullit shqiptar në Selanik, Thoma Nini.
Makina tip “Audi” me targë “5423”, ishte parkuar në oborrin e pallatit ku jeton konsulli, në rrugën “Anagjeniseos 9”, në lagjen Pilea të Selanikut.
Policia greke ka thënë se drejt vendngjarjes, janë nisur dy zjarrfikëse me 7 punonjës që kanë shuar zjarrin.
dhe një ekip i policisë që ka filluar një proces hetimor për ngjarjen.
Pranë banesës së konsullit shqiptar ka mbërritur edhe grupi hetimor i cili konfirmon se shpërthimi në makinë është shkaktuar me lëndë eksplozive pasi është shkatërruar edhe një automjet tjetër që ndodhej pranë makinës së konsullit shqiptar.