Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Pjesëmarrje masive në homazhe | My CMS

Pjesëmarrje masive në homazhe

Kortezhi i manifestuesve kanë hyrë në pjesën e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Pjesëmarrja për të nderuar viktimat e 21 janarit është jashtëzakonisht e madhe.
Ata janë veshur me rroba të zeza dhe aktualisht po marshojnë në heshtje. Nga pamjet televizive duket që korteu është i gjatë që nga monumenti i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.
Kryetari i PS, Edi Rama ndodhet mes manifestuesve, por i rrethuar nga shumë truproja, pasi opozita ka pasur informacione për kërcënimin me jetë të tij.

Manifestuesit që kanë ardhur në Tiranë me qindra autobusë të rretheve, do vendosin në heshtje lule dhe qirinj në vendin ku u vranë Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Vizer Veizi.

Prania e forcave të policisë për të ruajtur sigurinë e institucioneve është shumë e madhe, ndërkohë që selia e kryeministrisë është rrethuar me tela me gjemba.
TCH

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button