Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Shqiptarët do të mësojnë me një abetare. | My CMS

Shqiptarët do të mësojnë me një abetare.

Në një afat jo shumë të gjatë kohor, një deri në dy vjet nxënësit shqiptarë kudo që janë do të kenë mundësi që të mësojnë të njëjtat përmbajtje mësimore në fushën e historisë, gjeografisë apo trashëgimisë kulturore.
Kryetari i Komisionit qendror për unifikimin e teksteve shkollore, Dr. Ibrahim Gashi, nga Instituti i Integrimit të Kulturës Shqiptare thotë se një ndër planet projektuese të institutit është studimi i programeve mësimore të gjithë shkollave shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Preshevë, Maqedoni dhe diasporë. “Janë duke u analizuar programet mësimore të tyre dhe të gjenden të përbashkëtat dhe dallimet”, thotë Gashi për “Lajm.
Komisioni qendror përbëhet nga 13 anëtarë, pesë nga instituti, ndërsa të tjerët janë kryetarë të komisioneve të formuara në Kosovë, Maqedoni, Preshevë, Çamëri, Mali të Zi, dhe dy nga diaspora, një nga diaspora në Amerikë dhe një nga diaspora në Evropë. Komisioni qendror do të takohet së shpejti në Tiranë. “Nuk do të ketë një program unik, pasi shqiptarët jetojnë në 5 shtete dhe ne jemi të detyruar t’i respektojmë politikat e tyre arsimore, por p.sh. kur të flitet për ilirët të flitet njëjtë në të gjitha vendet”, sqaron Gashi, duke shtuar se në muajin korrik do të ketë një simpozium, në të cilin do të miratohen konkluzionet.
Gashi para pak kohësh ka qenë në Maqedoni dhe është njohur nga afër me tekstet shkollore që mësojnë nxënësit shqiptar. “Më e keqja që pame në Maqedoni ishte se tekstet ishin të përkthyera, nuk kishte autorë shqiptarë që i kishin bërë tekstet, pastaj pamë doracakët për shkollat fillore. Në tekstet e historisë dhe gjeografisë ka shumë fakte dhe të dhëna joobjektive. P.sh. në gjeografinë e shkollës së mesme, ngaqë ka shumë pak për gjeografinë shqiptare, arsimtarët shtojnë vetë orët. Kjo bëhet në mënyrë të paorganizuar për atë se çfarë do të shtohet dhe si do të shtohet”, thotë ai, duke shtuar se pas takimeve që ka pasur me udhëheqësit e institutit dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës kanë arritur në përfundim që këtë punë ta bëjnë Shoqata e Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë (SHHSHM) dhe Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë të Maqedonisë (LASH). Gashi thotë se tashmë në institute i kanë të gjitha tekstet shkollore me të cilat mësojnë nxënësit shqiptar në Maqedoni, dhe për këtë një ndihmë të madhe u ka dhënë drejtori i Shtëpisë Botuese “Albas”, Latif Hajrullahu.
Instituti i Integrimit të Kulturës Shqiptare do të merret vetëm me studimin e situatës, ndërsa tekstet dhe programet do t’i hartojë komisioni i posaçëm pranë Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button