Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Tiranë, sot demonstrata-homazh e Partisë Socialiste.PS: Sot në shesh vetëm me lule, qirinj dhe rroba zie | My CMS

Tiranë, sot demonstrata-homazh e Partisë Socialiste.PS: Sot në shesh vetëm me lule, qirinj dhe rroba zie

Shqipëria sot do të shohë edhe një tubim antiqeveritar. Mbështetësit e Partisë Socialiste në opozitë planifikojnë të marshojnë në Tiranë për t’i nderuar tre protestuesit që u vranë një javë më parë.
Policia ka paralajmëruar se “nuk mund të garantojë” mbarëvajtjen e tubimit.
Të shqetësuara nga dhuna e mundshme, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe OSBE-ja u bënë thirrje socialistëve ta rishqyrtojnë vendimin për tubimin.
OSBE-ja ftoi kryeministrin Sali Berisha dhe liderin e socialistëve Edi Rama t’i kthehen dialogut.
Kryetari i PS, Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të kësaj force politike kanë deklaruar se tubimi i sotëm bëhet me lule e qirinj në duar në shenjë homazhi për tre të vrarët gjatë demonstratës së 21 janarit në Tiranë.
Tubimi nis në ora 13:30 dhe vazhdon deri në ora 15:30 në bulevardin kryesor të Tiranës.

“Opozita e bashkuar i bën thirrje çdo qytetari pjesëmarrës në demonstratën homazh që të vijë me rrobat e zisë, me lulet e nderimit dhe me qiririn e lutjes për një paqe të madhe sociale mes shqiptarësh”.
Kështu pohoi në një deklaratë për shtyp, anëtarja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Megi Ajtyresa, dy orë para se të nisë protesta e paralajmëruar e opozitës.
Ajo ka bërë më pas apel për asnjë thirrje, asnjë përgjigje ndaj çfarëdo provokimi gjatë ecjes në rrugët e Tiranës, asnjë shprehje tjetër veç respekti për çdo polic që sot është në detyrë.
“Policia e Shtetit është e ftuar të bëjë pa asnjë ngurrim të gjithë punën e domosdoshme të saj dhe çdo demonstrues është i thirrur të jetë mirëkuptues e bashkëpunues me policinë.
U lutemi të gjithëve të respektojnë drejtimin e lëvizjes dhe të mirëkuptojnë ngadalësinë e ecjes në kushtet e posaçme që imponon solemniteti i homazheve të sotme.
Këto janë orë të rënda për Shqipërinë. E gjithë bota i ka sytë nga ne. Të gjithë ne, demonstrues e policë, duhet të japim sot mesazhin e një populli të qytetëruar në rrugën e rivendosjes së demokracisë”, ka përfunduar mesazhi i selisë rozë.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button