Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
E nxit i shoqi shqiptar, italiania bëhet milionere në TV (VIDEO) | My CMS

E nxit i shoqi shqiptar, italiania bëhet milionere në TV (VIDEO)

Romë, 29 janar – Ka qenë e pabesueshme ajo që i ka ndodhur Michela De Paolit, një italianeje shtëpiake nga Padova.

Eshtë bërë milionere duke fituar plot 1 milionë euro në emisionin e Gerry Scotit “Kush do të bëhet milioner?”, vetëm duke… dëgjuar këshillën e bashkëshortit shqiptar.
Michele me burrin e saj shqiptar
Durim Pici, një murator nga Shqipëria që punonte në Itali, bashkëshorti i saj, e shihte përnatë para ekranit të televizionit gruan e tij italiane që i gjente një nga një përgjigjet e emisionit “Kush do bëhet Milioner”.

Dhe i thotë: “Ti në shtëpi, i gjen të gjitha pyetjet, pse nuk shkon atje në studio ta provosh njëherë?”.

Edhe pse e pasigurt, gruaja pasi mori kurajo nga i shoqi u nis drejt studios dhe për çudi, iu përgjigj gjithë pyetjeve të Gerry Scotit, duke u bërë milionerja e radhës në Itali përmes një spektakli televiziv.

Pikërisht, ajo që ishte veç një grua e thjeshtë e shtëpiake.

Sot disponon plot: 1 Milionë Euro! …


loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button