Nga frika e shqiptarëve,Maqedonasit të bashkohen me grekët

Të bashkohet Maqedonia dhe Greqia në një shtet me dy Parlamente të ndryshme, propozon kryetari i Institutit për marrëdhënie ballkanike.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Talis Milonas, duke e komentuar situatën aktuale në rajon pohon që Maqedonisë i kërcënohet rreziku nga shqiptarët e Kosovës të cilët dëshirojnë ta marrin pjesën perëndimore të shtetit, por edhe nga Bullgaria e cila me dhënien e pasaportave bullgare të shtetasve maqedonas ka pretendime territoriale.

“Të bashkohet me Greqinë dhe të ketë një Dumë dhe një Parlament të përbashkët. Mbeten Parlamentet nga njëra dhe ana tjetër dhe të ketë një Parlament qendror nga Shkupjanët dhe Grekët dhe të mbetet një shtet. Në bazë do të mbetet një shtet me dy parlamente të ndryshme. Së bashku me Greqinë do të futeni në NATO, do të hyni në Bashkimin Evropian kurse kjo do të jetë menjëherë”, tha Milonas.

“Kështu siç jeni, s’dihet a do të hyni në këto institucione. Kurse të bashkuar me Greqinë, nën një Dumë të përbashkët, por me autonomi, mund të zgjidhen më së miri problemet, pasi në fund do të mbeteni të vetëm”, tha Talis Milonas, president i Institutit për marrëdhënie ndëretnike.

Eksperti Milonas konsideron se termi Maqedoni duhet ekskluzivisht t’i takojë Greqisë.

Nga: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

loading...
Back to top button