Policia flet zyrtarisht mbi planin për të vrarë Edi Ramën,“atentatorët” u kapën 2 orë para demonstratës-homazh

Tre personat që kanë kërcënuar me jetë kreun e PS, Edi Rama janë arrestuar nga forcat e policisë mesditën e 28 janarit, vetëm pak orë para demonstratës homazh të opozitës në kryeqytet.
Arrestimi i shtetasve Luan Rami, 37 vjeç, Fatos Rami, 29 vjeç dhe Afrim Kica, 33 vjeç, të tre lindur në Burrel dhe me banim në Tiranë, është bërë nga oficerë të skuadrës së operacioneve speciale në policinë e shtetit.
Ata kanë rënë në pranga tri ditë pasi kishin filluar kërcënimet telefonike në adresë të kreytarit të Partisë Socialiste Edi Rama.

Siç e shikoni, shumë truproje vëzhgonin Edi Ramën më 28 janar 2011


Policia dhe prokuroria kanë nisur menjëherë hetimin duke mbajtur në mbikqyrje tre personat e dyshuar. Ata janë vënë në pranga rreth orës 12:30 ditën e 28 janarit vetëm pak orë para demonstratës homazh të thirrur nga PS.
Arrestimi është kryer në Tiranë në kohën kur tre personat, Luan Rami, 37 vjeç, Fatos Rami, 29 vjeç dhe Afrim Kica, 33 vjeç po përpiqeshin të pozicionoheshin në disa ndërtesa në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” prej nga ku do të vepronin me armë zjarri.Sipas prokurorise per kete plan per te eleminuar kryetarin e partise socialiste mendohet qe te kete qene dhe nje plan tjeter per te irrituar protestuesit,njekohesisht dhe per te shnderruar gjithcka ne nje situate te acaruar per popullin pas te shtenave qe do te kryenin mbi Ramen dhe  protestuesve nga ndertesat ku kishin menduar te te vendoseshin.
Policia në momentin e arrestimit u ka sekuestruar të dyshuarve armë zjarri të precizionit të lartë. Ndërkohë, për shkak të kërcënimeve dhe zbulimit të këtij plani, gjatë demonstratës homazh kreu i PS, Edi Rama u shoqërua nga pesë truproja.
Por kreu i Partisë Socialiste e ka nënvlerësuar këtë zhvillim duke thënë se jeta e tij nuk është më e rëndësishme se jeta e tre protestuesve që u vranë përpara selisë së Kryeministrisë më 21 janar.
“S’kam asnjë koment për këtë pasi është gjëja e fundit në botë për të cilën do t’u merrja kohë qytetarëve të këtij vendi. Përsëris jeta ime nuk është më e çmuar se sa jeta e atyre tre burrave të pafajshëm që dolën në rrugën e protestës për një Shqipëri më të mirë. Jam në rrugë me ata dhe me të gjithë që kanë këtë rrugë”, tha Rama

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button