Katari shteti i 73-të që njeh Republikën e Kosovës

Katari e ka njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Kosovës. Lajmi u konfirmua nga zv.ministrja e Jashtme e Kosovës, Vlora Çitaku.
Sot në Neë York, ambasadori i Katarit ia dorëzon letrën e njohjes ambasadorit të Kosovës, Avni Spahiu, ka konfirmuar për Express zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Vlora Çitaku.
Katari është shtet i rëndësishëm në gadishullin Arabik, në Lindjen e Afërme. Kufizohet me Arabinë Saudite dhe ka dalje në Gjirin Persik.
Njohja nga Katari ishte paralajmëruar qysh në shtator 2010, kur këtë shtet e pat vizituar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Njohja e fundit, Kosovës i ka ardhur në nëntor të vitit të shkuar, nga Tuvalu.
Me Katarin, numri i shteteve që e kanë njohur realitetin e ri në Kosovë, të krijuar pas 17 shkurtit 2008, rritet në 73.

Back to top button