Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
I akuzuari për dhunimin e varreve shqiptare, rizgjidhet kryetar i OMONIA-s në Korçë | My CMS

I akuzuari për dhunimin e varreve shqiptare, rizgjidhet kryetar i OMONIA-s në Korçë

Naun Disho, i akuzuari kryesor i procesit gjyqësor për dhunimin e varrezave të banorëve në fshatin shqiptar Boboshticë, është rizgjedhur kryetar i organizatës Omonia, në Korçë. Ai deklaroi per mediat se qëllimi i detyrës së tij është të “të kontribuojmë për përforcimin e helenizmit në rajonin e Korçës.”
Naun Disho po gykohet nga gjykata e Rrethit Gjyqësor të Korçës, për veprën penale të dhunimit të varrezave të fshatit Boboshticë me qëllim ngritjen e një memoriali mbi to me pretendimin se aty janë varrosur dy ushtarë grekë të vrarë në vitin 1941 në luftën italo-greke.

Banorët e këtij fshati kërkojnë me ngulm shkaktarët e dhunimit të varrezave të të afërmeve të tyre. Ata thonë se në këto varreza nuk ka asnjë ushtar grek të varrosur dhe se aty ndodhen vetëm varret e gjyshërve të tyre.
Sipas tyre, një ushtar grek i gjetur i vdekur në mal nga banorët e këtij fshati është varrosur në varrezat e reja, që ndodhen në fund të fshatit.

Nga faqa ne FB: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button