Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Protesta nga emigrantët,kërkojnë mbështetje nga Shqipëria dhe jo braktisje | My CMS

Protesta nga emigrantët,kërkojnë mbështetje nga Shqipëria dhe jo braktisje

Protestë për të drejta e   emigrantëve kanë planifikuar emigrantët e  Kretës dhe saktësisht Shoqata Shqiptare ” Albania Diaspora “.

Në një deklaratë zyrtare për shtyp,shoqata fton të gjithë emigrantët që ditën e  hënë 21 shkurt ora 16.00,do të organizohet një protestë përpara Ambasadës Shqiptare në Athinë.

Vendimi u mor nga shoqata në mbledhjen e  mbrëmjes së kaluar datë 31 janar dhe u vendos që në këtë protestë ata do të kërkojnë nga qeveria shqiptare:

a – Zbatimi i menjëhershëm i statusit të emigrantit nga ana e Shtetit Shqiptar, duke vënë akoma pika shtesë nga ne vetë emigrantet;
b – Te ulet çmimi i shitjeve të pasaportave;
c – Shërbim Konsullor në Kretë;
d – Fonde për mbijetesën e shkollave shqipe dhe jo fonde për ata që do të spiunojnë e denoncojne demostruesit e datës 21 shkurt në Tiranë, sepse, demonstrata  në mënyrë të grupuar është e  vetmja armë e  çdo qytetari, për të kërkuar të drejtën e tij.

Duke parë se shqiptarët nuk kanë patur mbështetje ,si dhe nuk ka patur një politikë të jashme për emigrantët,ftohen të gjithë emigrantët që jetojnë në Greqi ,të marrin pjesë në këtë protestë më datën 21 shkurt  ora 16.00 përpara Ambasadës Shqiptare në Athinë.

Nga faqa ne FB: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button