Kryetari i OMONIA-s deklaron se do të “helenizojë Korçën”

Intelektualët korcare e kanë cilësuar një “stuhi të ngritur në gotë me ujë” deklaratën e Naum Dishos, kryetarit të vetëshpallur të OMONIA-s, i cili tre ditë më parë deklaroi se “do të punoj për të helenizuar Korcën”. “Shërbëtori i vogël vllah nuk mund ta helenizojë Korçën”, tha intelektuali Gurali Spaho. Sipas tij, Disho është një individ që kërkon të faktorizohet, duke u kapardisur përpara kamerave me deklarata ‘bombastike’. Disho është i akuzuari kryesor, i cili ndiqet në gjendje të lirë për dhunimin e varrezave 300 vjecare në fshatin shqiptar të Boboshticës, me qëllimin për ngritjen e një memoriali në kujtim të një ushtari grek, i vrarë gjatë luftës italo greke. “Të krishterët nuk dhunojnë kurrë varret. Ajo që ndodhi në Boboshticë ishte flagrante dhe e paprecedentë. Kanë kaluar disa muaj dhe ende kryqi vazhdon të sfidojë të gjithë banorët e fshatit”, shprehet Nina Th., mësuese historie në pension.

Nga faqa ne FB: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button