Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Zgjohuni-Nikolas Gejxh në Shqipëri: Të forcohet Vorio Epiri dhe regjistrimi popullsisë të jetë i drejte e mos zvogëlojë numrin e grekeve | My CMS

Zgjohuni-Nikolas Gejxh në Shqipëri: Të forcohet Vorio Epiri dhe regjistrimi popullsisë të jetë i drejte e mos zvogëlojë numrin e grekeve

…“Unë nuk vij këtu as per cmime, as për vlerësime. Ne e duam këtë vend. Epirotët e jashtëm duan që kjo pjesë e rëndësishme e Epirit, Vorio Epiri, të fuqizohet dhe të mbijetojë ”, ka deklaruar Gejxh.

Partia më e re e minoritetit grek Mega, ka pritur sot në zyrat qendrore një nga emrat e njohur të përfaqësuesve të mbrojtjes së etnisë greke, Nikols Gejxh. I rikthyer në Shqipëri pas një periudhe të gjatë kohore, Gejxh risolli mbështetjen e tij për Vorio Epirin. “Më duhet të them se termi Vorio Epir duhet të marrë vlerën e dikurshme dhe janë pikërisht minoritetet ato të cilat duhet të kontribuojnë në këtë gjë. Vorio Epiri duhet të fuqizohet ashtu si dikur. Ju duhet të merrni pjesë në zgjedhje”,- tha lobisti i njohur i Greqisë në SHBA.

Pas kësaj thirrje të bërë për krerët e Megas, Gejxh ka prekur më tej edhe temën e regjistrimit të popullsisë. “Cdo qytetar ka të drejtë të deklarohet ashtu sic ndjehet etnikisht dhe njëherazi mund të deklarojë edhe përkatësinë fetare. Shpresoj që procesi këtë herë të jetë i drejtë dhe se regjistrimi të mos zvogëlojë numrin e grekërve që jetojnë në këtë vend, nën pretendimin e mungesës së tyre fizike në banesa, sic është evidentuar më parë”,- tha Gejxh.

I pyetur rreth ekzistencës së një cështje came në rajon dhe pronave të camëve në shtetin grek, Gejxh tha se kjo cështje nuk mund të zgjidhet prej të dy vendeve, pasi ajo është një cështje europiane. “Pas luftës së Dytë Botërore 14 milionë europianë janë dëbuar prej vendeve të tyre të lindjes për shkak se bashkëpunuan me nazizmin, këtu hynë dhe camët. Unë nuk mund të them nëse kjo është e drejtë apo e gabuar por mendoj se nuk mund të marrë zgjidhje për momentin”,- theksoi Gejxh.

Gjatë takimit me përfaqësuesit e Megas, Gejxh ka folur edhe për krizën shqiptare, duke e konsideruar atë si shqetësuese dhe jo në harmoni me hapat e hudher deri më tani nga Shqipëria.

Nikolas Gejxh përfaqëson një nga lotuesit më të fuqishëm në SHBA, deklaratat e të cilit gjithmonë janë shoqëruar me kundërshti dhe tensionim të situatës politike mbarëshqiptare. Në vitin 1994 Gejxh u shpall person “non grata” nga qeveria e Berishës së asaj kohe, ndërkohë që marrëdhëniet u përmirësuan vetëm pas disa vitesh.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button