Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Çamët: Gejxh po na provokon | My CMS

Çamët: Gejxh po na provokon

Kreu i Partisë për Drejtësi dhe Unitet Shpëtim Idrizi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave në jug të vendit të bëra nga Nikolas Geixh.

Idrizi deklaroi se me mentalitetin e një vrasësi Geixh vjen në Shqipëri dhe provokon.

“Askush nuk i ka thënë këtij njeriu se ai do të vdesë me mentalitetin e një krimineli që kthehet që kthehet herë pas here në vendin e krimit. Ky njeri me mentalitetin e paraardhësve të vet kriminelë, vjen dhe na provokon sot në tokën tonë, por Katzoianis nuk mund t’i shohë ato. Ai luan të njëjtin rol me Dik Martin, që fajëson viktimën për krimin e fajtorit të pafajshëm. Deklaratat e kryera në zemrën e minoritetit grek janë fyese. Unë u bëj thirrje të gjithë politikës shqiptare që të mos lejojmë që ky vend të bjerë në gjunjë, hiena si Katzoianis dhe Dik Marti do të përballen me të gjithë shqiptarët sepse ky vend ka zot dhe ka bijtë e vet”, deklaroi kreu i PDU-së, Shpëtim Idrizi.

Sipas kreut çam, nuk mund të ketë regjistrim të popullsisë siç pretendojnë Geixh apo konsulli grek.

“Nuk do të ketë kurrë regjistrim të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare për sa kohë që qarqet greke, Nikollas Katzoianis, të tentojnë që me para, të tentojnë që me autobusë, të tentojnë që nën presion, të tentojnë që nën benefice t’i shndërrojnë shqiptarët në grek. Nuk mund të bëhet dot kurrë regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike e fetare me vetdeklarim”, tha zoti Idrizi.
Gjatë një takimi me rastin e 20 vjetorit të shoqërisë Çamëria, dy ekspontët e PDU dhe PDI-së, kanë deklaruar bashkimin për kauzën çame.

“Ne duhet ta mirëkuptojmë këtë vlerë që ka kjo lëvizje dhe nuk na mbetet gjë tjetër, të gjithë bashkë, pa probleme të vogla, gjëra që nuk përfillen, duhet të jemi në krah të zotit Idrizi, ta përkrahim”, tha kreu i partisë tjetër çame, PDI-së, Tahir Muhedini.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button