Ikonomu: Korça quhet Vorioepir


Me idenë e bashkimit të kombit grek, thirrje për bashkim dhe helenizim janë bërë nga Korça nga diplomatët e shtetit fqinj, në 20 vjetorin e themelimit të Omonias në Korçë.

Konsulli grek Theodhoros Ikonomu ka përshëndetur grekët e Korçës duke theksuar se edhe njëherë do të përsërisë të njëjtin mesazh, atë se në Korçë ka grekë.
Bashkë me dy deputetët grekë të Janinës dhe Follorinës, konsulli grek ka mbështetur idenë e regjistrimit të grekëve, ndërsa ka bërë thirrje për bashkim në emër të Vorioepirit.

“Përshëndes grekët e Korçës sepse kjo që ndodh sot ju përket atyre. Do të jap edhe njëherë të njëjtin mesazh: Po, ekzistojnë grekë në Korçë. Po, vllenjtë janë grekë. Grekë, mos u trembni nga regjistrimi i popullsisë, të shpallni origjinën reale dhe të gjithë atyre që janë në dyshim dhe me frikë dhe pyesin veten jam me siguri grek, ju them një gjë, shkoni në varreza dhe shikoni varrezat e etërve dhe gjyshërve tuaj dhe gjuhën në të cilën janë të shkruar dhe merrni vendimin tuaj. Janë në gjuhën greke. Kjo betejë nuk mbaron me regjistrimin e popullatës, por nis me regjistrimin e popullatës greke. Eksistojnë të drejta të minoriteteve. Por këto të drejta duhet të vihen në funksion në të gjitha zonat e Shqipërisë të cilat përfaqësojnë emrin Voriepir. Ky është Vorioepiri. Në Vorioepir eksiztojnë grekë, kjo vërtetohet dhe do vërtetohet më tepër kur të regjistrohet popullata dhe këtu duhet të funksionojnë të drejtat e minoritetit. Kurajo, shpresë dhe betejë”, është shprehur ai.

Deklaratat e tij janë mbështetur edhe nga dy deputetët grekë të Janinës dhe Follorinës, Mihalis Pandulas dhe Stathis Theodhoridhis.

Duke i quajtur bashkëkombas “grekët” e Shqipërisë, deputetët grekë i janë referuar më shumë deklarimit të kombësisë dhe regjistrimit të popullatës greke në Korçë dhe në Shqipëri.

Ky ka qenë në thelbin e deklaratave të dy deputetëve grekë të cilët kanë qenë të pranishëm në ceremoninë e 20 vjetorit të themelimit të degës së Omonias.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

loading...

2 Komentet

  1. Ne shqiptaret qe jetojme ne greqi pakashum jemi me te informuar rreth ketij problemi pasi u beme rreth 20 vjete qe punojme e jetojme ne greqi.Historikishte dihet qe fenomeni EPIR,(IPIROS),ka egzistuar dhe egziston.,QYSH NGA VITET 1912 – 1914 kur epiri djepi i ILIRISE u nda ne dysh me padrejtesine me te madhe ?!!!! ,pasi e dime shume mire se si u veprua dhe realizua me kete ceshtje.E dime gjithashtu qe epiri perbehej nga popullsi shqiptare autoktone me tri besime fetare si myslymane shqiptare (dhe jo turko alvani )sic pretendojne greket,bektashi dhe kristjane orthodhoks.Ne baze te dokumentave e kemi te qarte se cu be me shqiptaret e besimit mysliman dhe bektashi,100 vjete rrjeshte u persekutuan dhe u luftuan deri ne zhdukje te plote duke i larguar dhe te fundit rreth viteve 1939-1945 drejte shqiperise dhe duke i zevendesuar keta me popullsi othodhokse te ardhur ng mikro azia(RUSO PONDI) si dhe duke bere presion dhe reprezalje ndaje popullsise shqiptare ortodokse qe mbeti duke i kovertuar ne greke origjinale(GNISJO ELINAS).Pak a shume kjo eshte historia e hidhur e EPIRIT te ndare me dysh .Vime tek ditet e sotme ku nuk ka nevoje as per fakte dhe dokumenta, thjeshte te beni jne turne nga arta ,preveza,gumenica,janina ,konica ,kozan,kostur,foollorine e deri ne larisa do ndigjosh vetem shqip ,jo nga ne qe erdhem 20 vitet e fundit por nga ata qe jane autoktone.Vajtja e jone atje(Ne greqi) si kur i ka bere me krahe ,filluan te komunikojne ne shqip me ne,te na tregojne historite e katundeve dhe fshatrave te tyre,per heronjte qe kane nxjere etj- etjere.,Por ku trungu meme eshte i "semure",kujt ti qahen e kujte ti kerkojne ndihme keta fatkeqe per problemet dhe kerkesat e tyre,pasi greket jane me te shkathet dhe me sulmues per ceshtje te tilla dhe ua mbyllin gojen me para ,sic jua hapin gojen po me para shqiptareve orthodhoks per ti kthyer ne greke me pahire dhe pse?????!!!!!!!!!!!!!!.. ,se qeverite shqiptare pas viteve 90-te si dhe te gjitha institucionet qe duhet te merren me keto probleme flene gjume dhe as su bie ndermende per keto probleme kaq akute .Le te shpresojme vellezer se shqiptaret do i thone J O !!!!!!!.,. regjistrimit te popullsise ne baze feje dhe kombesie

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button