Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
TURP - "Ndëshkohesh nësë tregon atdhetarizëm për Shqiperinë !" (VIDEO) | My CMS

TURP – "Ndëshkohesh nësë tregon atdhetarizëm për Shqiperinë !" (VIDEO)

Invalidogazetaria e Big-Brother 4 …!
Shtirja e pështirë, hipokrizia njerzore, invalidogazetaria e Tiranës, manipulimi fatkeq, injorimi i së vërtetës së moralit dhe, më rrënqethëse, antishqiptarizma ishin “virtytet” e Big-Brother 4 në mbrëmjen e 05/shkurtit 2011 në Top-Channell. Një vashë shqiptare , me origjinë nga Peja, Alkena Dervishja, u eleminua sepse kinse ishte nacionaliste e tepëruar. Turp ! Madje, shumë turp ! Imagjinoni për një çast se cfarë do t’ju ndodhte juve nëse dikush ju mohonte origjinën…Imagjinoni për një çast kur dikush t’ju thoshte: shiko, mos ji shqiptar se do ndëshkohesh ! Ne që duam të “mirën e shqiptarve” nuk flasim sepse po ta bëjmë do na quajnë ekstremist. Ne jemi shqiptar të llojit allasoi. Rikthehemi në ngjarjen, jo pak, por tragjike, të natës së 05/shkurtit në Top-Channell. Lexoni arsyetimin që foshnjori-“analist” i këtij show i faturoi eleminimit të vajzës shqiptare nga Peja: ishe e tepëruar, shumë nacionaliste, ylli flamurit të Kosovës është tashmë një realitet që duhet pranuar ! Nuk ka rëndësi flamuri kombëtar, atë e kemi në zemër. Prezenca e kripës greke në shtëpitë shqiptare nuk është ekuivalente e mosprezencës së kripës shqiptare në shtëpitë greke ! Sepse ata janë “popull mik”, madje edhe këngët greke duhet të jenë mbi ato shqiptare sepse na japin frymëzim vorioepirot. Krim ! Turp dhe krim. Një spektakël i quajtur i tillë jo vetëm nuk është dinjitoz, serioz apo cilësor, por, përkundrazi, mbjell antishqiptarizëm, kultivonë servilizim nacional dhe inferioritet debilprurës deri në fazën e amplifikimit të një proçesi të pështirë puthadorësh të çdo fushe të jetës sonë deri në televizionin më të “madh” shqiptar. Por, duartrokitjet e publikut, kur vajza nga Peja tha se ndihesh krenare për faturën nacionaliste, treguan të kundërtën, madje injoruan haptazi farsën e këtij pseudoantishqiptarospektakli.
Genc llakaj

Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

loading...

9 Komentet

  1. vajza si alkena reflektojne edhe nji here veshtiresite qe ka shqiperia te duket ne evrope per ate qe eshte ,kjo vajze na tregoi shume mire me gestet e saj qe di ta vleresoi atdheun e saj ,na duhen me shume vajza si alkena dhe me pak njerez si ai djali me syze qe i bente pyetje qe nuk kishin nevoje per pergjigje ,te lumte alkena ,,,rrespekte

  2. cfare thote ky njeri a je ne terezi ti mor djale cfare tolerance thua ti,,,mos jeton diku tjeter se nuk ka mundesi te jesh aq i shurdhur dhe qorr

  3. Alkena e ka merituar daljen dhe prandaj ka dalur.
    Ka qene me e paafta brenda shtepis ka qene personi qe eshte munduar te jete protagonist edhe ateher kur sishte aspak rol ne BB.
    Per mendimin tim duhet tdilte edhe me perpara por nuk ishte konkurenc e askujt prandaj nuk u nominua deri ne rastet kur te tjeret ishin me te rendsishem se sa kjo per ti nominuar..
    Duket se dikush e ka genjyer qe mund te kishte sukses ne Bigbrother dhe ky eshte rezultati..
    Kosovaret Jan shqiptare por jetojn ne Kosov,Kto gjestet e kota met cilat esht munduar te paraqitet si patriote nuk i don askush qe jeton ne nje kosove EVROPIANE

  4. ca thot more ky njeri ca thot se nuk e mare vesh fare ashte shqiptare ky apo jo,kush e mban ne nje telivizjon publik ket.dijeni nje gje se kosovaret gjith e kan mbajt shqiperin gjall.ket e thot edhe historia.po nuk ka lidhej se jemi mesuar ne te perbihemi lidhej pa lidhje.sa per muzik ska nevoj me na tregu askush se dijet ne midis tirane muzik greke.veq nje shqiptare let degjon muzik shqiptare ne athin do meheni asahf more albanez..me respekt naimi nga dardania zemera e shqiperis

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button