Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Hetimet për 21 janarin, vrasjet për 1 minutë | My CMS

Hetimet për 21 janarin, vrasjet për 1 minutë

Prokuroria vazhdon hetimet intensive në lidhje me demonstratën e 21 janarit ku humbën jetën 4 persona dhe u plagosën të paktën dhjetë të tjerë. 

Sipas burimeve jozyrtare konfirmohet se numri i gëzhojave të sekuestruara deri më tani është 2326, një shifër kjo që mendohet se nuk është e gjitha ajo që është qëlluar të premten e 21 janarit.

Kqyrja e vendit të ngjarjes u bë, të paktën 3 orë pasi ishin kryer katër vrasjet në sheshin përpara kryeministrisë.

Në bazë të dëshmive të mbledhura deri më tani, prokuroria ngre dyshimet se vrasjet dhe plagosjet kanë ndodhur në harkun e një minute, pak pasi ora kishte kaluar 16.00.

Megjithatë ende është e vështirë të përcaktohet se cila armë e ka kryer qitjen, për arsyen se, armëve ende nuk u është bërë një ekspertizë balistike.

Por duket se Garda e Republikës mbetet një bordurë e ngritur ndaj hetimeve, pasi sipas të njëjtave burime, thuhet se Garda refuzon të japë edhe regjistrimet e bëra nga 25 radiomarrëset e përdorura prej tyre gjatë datës 21 janar 2011.

Duke i shtuar këtu edhe faktin se, Policia e Shtetit vazhdon të refuzojë urdhër-ndalimet e nxjerra nga prokuroria shqiptare për zinxhirin komandues të gardës.

Por prokuroria disponon të paktën planin e veprimit për ruajtjen e mitingut të opozitës ne 21 janar, ku është përcaktuar edhe momenti se kur mund të përdoreshin armët. Kjo është një ndër provat materiale më të vlefshme deri më tani në duart e organit të akuzës.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button