Korçë, Spahiu kontroll në gjykata: Shqiptarë, mos e shisni kombësinë

Në orët e para të mëngjesit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe përfaqësues të inspektoratit të këtij Këshilli, zhvilluan një analizë pune me gjyqtarët e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.  Analiza dhe takimi u zhvilluan nën prezencën e Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Z. Kreshnik Spahiu.  Inspektimi dhe analiza në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, u zhvilluan në vazhdimësi të debatit dhe denoncimeve të bëra pak ditë më parë, në lidhje me ndryshimin e kombësisë nga qytetarët shqiptar.  Zëvendëskryetari  i Këshillit të Lartë të Drejtësisë adresoi kritika të ashpra jo vetëm ndaj gjyqtarëve të kësaj Gjykate, por edhe të gjykatave te tjera, për mos interpretim të saktë të ligjit për gjendjen civile.

Z. Spahiu tërhoqi vëmendjen se kombësia nuk mund të ndryshohet lirisht dhe pa plotësuar kriteret e parashikuara në ligj.  Z. Spahiu theksoi me forcë se duhet ndalur çdo abuzim në lidhje me ndryshimin joreal të kombësisë nga shqiptare në një të huaj.   Zëvendëskryetari  i Këshillit të Lartë të Drejtësisë theksoi se qoftë regjistrimi i popullsisë, statusi juridik për ndryshimin e kombësisë, duhet ti përshtaten standardeve të vendeve të Bashkimit Evropian dhe dispozitave të Konventës Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut.  Në përfundim të takimit, Z. Spahiu theksoi, se në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë do të ngrihet një grup i posaçme inspektimi, për të verifikuat çdo çështje që lidhet me problemet e hasura të ndryshimit të kombësisë shqiptare.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Zgjohuni – KLD, Spahiu: Shqiptarët po konvertohen në grekë në jug të vendit !

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button