Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Top Gear në Shqipëri-Shqiptarët i pranojnë ofendimet pa u ankuar (VIDEO) | My CMS

Top Gear në Shqipëri-Shqiptarët i pranojnë ofendimet pa u ankuar (VIDEO)

Një traget i vjetër i afrohet një bregdeti të njohur, në të cilin bien si thika male të ngrysura. Era bregdetare valvit flamurin e vjetër Bizantin, ku Shqiponja dy-krenare tundet lehtë si një provë se vëndi në të cilin po hyn trageti, është i veçantë, është tragjik, është i bukur, është Shqipëria.

Në traget ndodhen kush tjetër përveç treshja e mirënjohur e emisionit Top Gear, Jeremy Clarkson, Richard Hammond, dhe James May. Treshja do të testojë se cila makinë është më e duhura për një bos të mafies Shqiptare. Makinat në fjalë janë Rolls Royce Ghost (Fantazma), Mercedes-Benz S65, dhe Bentley Mulsanne. Por Bentley vendosi në ditët e fundit mos të marrë pjesë në program, dhe në këmbim rregjizorët i japin Jeremy Clarkson një Yugo (Zastava).

Treshja bën testime të ndryshme me makinat, si për shembull cila makinë mund të mbajë në bagazh një njeriu që ka probleme me mafien.

Episodi i tretë i sezonit të 16, mendohet të jetë parë nga 350 milionë shikues anë e mbanë botës. Si bonus, pas Top Gear stacioni BBC shfaqi ndeshjen e finales së kampionatit të futbollit amerikan (superbowl).

Jeremy Clarkson dhe bashkëprezantuesit e tij në “Top Gear” kanë kaluar sërish në sulm dhe në ironi. Pak pasi ambasadori i Meksikës në Britaninë e Madhe detyroi rrjetin BBC të kërkonte ndjesë publike që në programin “Top Gear” ishte cilësuar Meksika si një vend dembelësh skuadra e kësaj shfaqjeje me makina ka kërkuar një vend tjetër stereotip.

Këtë herë siç raportojnë mediat britanike ishte Shqipëria e cila u bë objekt i një puntate të emisionin “Top Gear” ku organizatorët inskenuan një vjedhje banke dhe një ndjekje më pas nga policia nëpër rrugët e Shqipërisë.

“Ajo çka bëjnë shqiptarët është se shkojnë në Angli, gjejnë një punë, blejnë një makinë dhe e sjellin sërish në Shqipëri”, theksoi Clarkson në një segment të programit në të cilin tre prezantuesit e emisionit testonin makinat duke u ndjekur nga policia.

Gjatë gjithë regjistrimit protagonistët ironizojnë me faktin se shumica e makinave duhet të jenë të vjedhura në vendet e BE-së. Guardian thotë se fatmirësisht për BBC-në, duket se diplomatët shqiptarë nuk i marrin shumë seriozisht këto ofendime ndryshe nga meksikanët.

Burime te ambasades shqiptare në Londer e pranuan se steriotipi i mafias shqiptare është i bezdosshëm, por ata theksuan se vetë ambasdori kishte zgjedhur t’i pranonte ofendimet pa u ankuar. Gjatë shfaqjes në BBC ishte përmendur edhe historia kur një ministër shqiptar ishte ndodhur në një pozitë të vështirë teksa makina e tij ishte deklaruar si e vjedhur gjatë kontrollit në pikën kufitare me Greqinë.

Emisioni mbaron me një skenë fantastike ku treshja bën gara me disa policë shqiptarë, të cilët nga aftësia i ngjajnë Stig-ut.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Për të parë dhe për të shkarkuar emisionin Top Gear të zhvilluar në shqipëri,ndiqni hapat më poshtë duke klikuar Continue Video:

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button