Korcë, prifti i vllehëve dëshmi kundër konsullit grek

KORCE- Prifti i vllehëve në Korcë reagon pas deklaratës së konsullit grek, Theodhoro Ikonomus i cili u bëri thirrje minoritarëve të mos kenë frikë të regjistrohen si shtetas helenë.
“Konsulli më kërkoi të deklarohesha vllah grek që të më jepte vizë, jam ndjerë i persekutuar, pasi i thashë se jam vlleh shqiptar, me refuzoi vizën.” deklaroi At Dhimitër Veriga, në një prononcim për News24.

Ai i ka quajtur të papërgjegjshme deklartat e konsullit grek në Korcë, Theodhoros Ikonomus, ndërsa theksoi se vllehet nuk jane greke.

“Vllehët nuk janë grekë dhe Korca nuk është Greqi. Vlleh ka dhe në Greqi, le ta deklarojnë dhe ata sic deklaroj unë që jam vllah shqiptar. Unë kurrë nuk mund t’u them atyre të Greqisë të bëhen shqiptarë. Ata pse na e bëjnë ketë?” nënvizoi At Veriga.

Konsulli grek Theodhoro Ikonomus, në 20 vjetorin e themelimit të Omonias në Korcë lëshoi thirrje helene, ndërsa u  kërkuari minoritarëve të mos i tremben procesit të regjistrimit të popullsisë.

“Do të jap edhe njëherë të njëjtin mesazh: Po, ekzistojnë grekë në Korçë. Po, vllenjtë janë grekë. Grekë, mos u trembni nga regjistrimi i popullsisë, të shpallni origjinën reale dhe të gjithë atyre që janë në dyshim dhe me frikë dhe pyesin veten jam me siguri grek, ju them një gjë, shkoni në varreza dhe shikoni varrezat e etërve dhe gjyshërve tuaj dhe gjuhën në të cilën janë të shkruar dhe merrni vendimin tuaj. Janë në gjuhën greke. Kjo betejë nuk mbaron me regjistrimin e popullatës, por nis me regjistrimin e popullatës greke”,- tha Ikonomus.
(e.n/BalkanWeb)

Vizitoni faqen ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
    

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button