Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
“Lajthitja” e konsullit grek Ikonomus | My CMS

“Lajthitja” e konsullit grek Ikonomus

“Qytetarët e krishterë në Korçë nuk kanë nevojë të shohin varret e etërve të tyre  në çfarë gjuhe janë shkruar për të përcaktuar kombësinë e tyre, pasi  qenien e tyre nuk e kanë vënë asnjëherë në dyshim. Sa për praninë e shkronjave greke në rrasat e varreve, ajo dihet, pasi kisha ortodokse bizantine gjuhën zyrtare kishte greqishten dhe vetëm mendja ataviste e një konsulli, që  çuditërisht nuk ndryshon fare nga ajo e një konsulli grek i vitit 1900, mund të njësojë fenë me kombësinë”.

Nga Roland Beqiraj

Konsulli grek në Korçë Teodoros Ikonomus provokon sërish shqiptarët. Këtë radhë i shoqëruar edhe nga dy deputetë të parlamentit grek,ka bërë thirrje të hapura  antishqiptare duke tejkaluar çdo cak, pasi nuk kërkon asgjë më shumë veçse Vorio Epirin. Këto 20 vitet e fundit, deklarata të këtij lloji ishim mësuar ti dëgjonim duke dalë  nga goja e ultra nacionalistëve  grekë, por kurrë se si nga goja e një diplomati , aq më tepër nga goja e një Konsulli. Gjithmonë e kemi ngushëlluar veten duke thënë se “ nacionalizmi ekstrem grek nuk gjendet në politikën zyrtare të shtetit fqinj, por vetëm në disa organizata jo qeveritare ultra nacionaliste”. Por ja që qenkëshim gabuar; mjaftoi vetëm një “festë” si 20 vjetori i  krijimit të shoqatës politike OMONIA, që synimet e tyre të dilnin haptazi, ndërsa objektivat e tyre të qarta dhe pa dorashka.

Deklarimet e konsullit grek të Korçës
Korça është pjesë e Vorio Epirit! Vllahët janë grekë! Të krishterët të shohin mbishkrimet e varreve të etërve të tyre për të parë origjinën! Nuk duhet të keni frikë për të deklaruar origjinën. Regjistrimi është vetëm fillimi i një beteje. Protokolli i Korfuzit i vitit 1914 nuk është anolluar.

Këto kanë qenë disa nga deklarimet që Konsulli grek në Korçë  ka deklaruar përpara një grupi aktivistësh të shoqatës Omonia në Korçë . Isos së tij iu bashkuan edhe dy zëra të parlamentit grek; dy deputetët ishin përfaqësues njëri i partisë PASOK , ndërsa tjetri i partisë Demokracia e Re . deputetët i kërkuan komunitetit “ grek” të Korçës se “dita etyre erdhi dhe ata  duhet të bashkohen, pasi vetëm të bashkuar grekërit  bëjnë gjëra të mëdha”.

Kjo është hera e dytë që Konsulli grek Ikonomus hedh provokime të tilla  në ambientin korçar. Të njëjtat deklarata ai bëri edhe gjatë një feste  greke disa muaj më parë, deklarata të cilat përkuan me zbulimin e varreve në fshatin Boboshticë nga disa aktivistë të shoqatës OMONIA, vetëm për të ndërtuar në palë shkallë që të çonin tek piedestali i varrit të një ushtari grek, vrarë në malin e Gramozit gjatë viteve të luftës italo – greke. Dhe në të dyja rastet Ikonomus  garanton se “ të drejtat e mohuara “ do të plotësohen  deri në vitin 2013, kur Greqia do të marrë kryesimin e BE-së, e cila do ti vendosë kushte Shqipërisë që do ta përkrahë anëtarësimin e saj vetëm nëse plotëson të gjitha të drejtat e “grekëve të Vorio Epirit”.

Dhe për këto të drejta, Ikonomus  i referohet një protokolli të nënshkruar në  qytetin  grek të Korfuzit në vitin 1914. Ikonomus pretendon se i ashtuquajturi “protokoll i Korfuzit “  është ende në fuqi, pasi asnjëherë nuk është aborguar.
Ky pretendim i një mendjeje të sëmurë , është absurd, pasi mbas Luftës së Dytë Botërore, nuk njihet asnjë traktat i nënshkruar nga fuqitë e mëdha, pasi  kufijtë janë përcaktuar  dhe nuk ka ndryshim të tyre. Ndërkohë tingëllon tipike “ greke” pretendimet e kësaj pale, pasi të dyja vendet  nga njëra anë kanë nënshkruar traktatin e miqësisë , ndërsa nga ana tjetër Greqia me gjithfarë mënyrash  ende pretendon territore shqiptare brenda vijës imagjinare të Vorio Epirit.

Korça grekeeeeeeeeee … ?!
Familjet greke, apo ato me origjinë të përzierë shqiptaro-greke apo vllaho- greke, duke iu referuar statistikave të kohës, para vitit 1945, numëroheshin me gishtat e njërës dorë. Pas vitit 1945 dhe gjatë periudhës së diktaturës, në qytetin e Korçës dhe në rrethinat e tij janë vendosur disa minoritarë nga zona e Dropullit. Ata kryesisht kanë qenë specialistë të emëruar nga regjimi i kohës në punë të ndryshme, por minoritarët u martuan dhe hynë “dhëndër brenda”. Deri në  vitin 1990 ky ka qenë komuniteti  grek në Korçë.  Por po të shtosh edhe dy apo tre familje të filo greke, të cilat tregoheshin me gisht nga qytetarët, atëherë numri mund të shkojë  deri tek gishtat e të dyja duarve. Dhe zoti Konsull këtë gjë e di mirë, prandaj ai manipulon duke cilësuar si grek komunitetin vllah të zonës së Korçës.

Komuniteti vllah, që në këtë zonë njihen ndryshe si “ çobanë”, për shkak të profesionit të tyre si blegtorë, ka identitetin e vet , duke pasur gjuhën dhe kulturën e tyre që nuk është aspak greke. Vllahët si një etnitet me origjinë latine e ka ruajtur identitetin e tij pavarësisht se jeton në Shqipëri, Greqi, Maqedoni apo Serbi.

Ky komunitet pasi braktisi jetën nomade dhe u vendos në Korçë është  bërë një me banorët e Korçës duke e ndjerë veten po aq korçar  sa edhe banori më i vjetër i këtij qyteti. Vlen të përmendet fakti se drejtuesit shpirtërorë të këtij komuniteti nuk e kanë pranuar kishën greke dhe për këtë shkak , prifti grek i Korçës Foti i ka mallkuar duke mos i lejuar edhe të varrosen me të krishterët e tjerë.  Po kështu ky komunitet ka pasur edhe kishën e tyre, ashtu si dhe sot, e cila ka tipare të përbashkëta me kishën rumune dhe aspak me atë greke.

Duke përfituar nga lidhjet familjare një pjesë e këtij komuniteti, pas viteve ’90 u pajis me dokumenta greke, madje disa prej tyre bënë edhe bashkime familjare dhe morën pasaportë greke. Pasaporta të tilla kanë marrë edhe shumë shtetas shqiptarë të cilët  jetojnë në vende të ndryshme perëndimore, por pavarësisht  kësaj, kombësia e tyre mbetet ajo e paraardhësve. Por të jetë kaq  naiv konsulli grek sa të mos ndajë nënshtetësinë me kombësinë?! Nuk mund të besohet se ky veprim burokratik, si dhe feja e krishterë ta ketë ngatërruar aq keq Konsullin Ikonomus sa të pretendojë se Korça, qyteti i shkollës së parë shqipe, të jetë grek.

Qytetarët e krishterë në Korçë nuk kanë nevojë të shohin varret e etërve të tyre  në çfarë gjuhe janë shkruar për të përcaktuar kombësinë e tyre, pasi  qenien e tyre nuk e kanë vënë asnjëherë në dyshim. Sa për praninë e shkronjave greke në rrasat e varreve, ajo dihet, pasi kisha ortodokse bizantine gjuhën zyrtare kishte greqishten dhe vetëm mendja ataviste e një konsulli, që  çuditërisht nuk ndryshon fare nga ajo e një konsulli grek i vitit 1900, mund të njësojë fenë me kombësinë.


Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
   

loading...

Një koment

  1. Le te mo harroje se si grekerit digjnin dhe shkateronin shtepite e shqipetareve nese ata nuk e pranonin ortodoksine. Le te mos harrojme se si ata u vinin shenja shtepive per ti dalluar se kush ihe dhe kush nuk ishte ktyer ne fene ortodokse: kjo nje ngjahmeri me hitlerin se i u vinte heja cifuteve te evropes per ti dalluar dhe per ti persekutuar. Ujku/greku qimen nderron por zakonin se harron… kjo loje e tyre per regjitrimin e popullsise ne baza fetare seshte vece nje taktike dhelperake per te shperndare Shqiperine. Ndoshta ne duhet t'ia sygjerojme Greqise nje gje te tille: Regjistro popullaten qe ka preardhie Shqiptare…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button