Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Athina: Trajtimi i minoritetit grek, test në rrugën tuaj drejt BE-së | My CMS

Athina: Trajtimi i minoritetit grek, test në rrugën tuaj drejt BE-së

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Greke ka reaguar dje për deklaratat e konsullit grek në Korçë dhe debatet e hapura rreth saj në Shqipëri. “Ne ndjekim në shtypin shqiptar një diskutim mjaft të gjatë në lidhje me disa deklarata. Nuk dua që të kemi keqkuptime dhe do të jem shumë i qartë për pozicionin e Greqisë rreth kësaj çështjeje. Mund të ju them se ne e konsiderojnë minoritetin etnik grek në Shqipëri si një urë bashkëpunimi dhe miqësie midis dy vendeve dhe dy popujve tanë. Përmbushja e plotë e të drejtave dhe detyrimeve nga ana e Shqipërisë mbetet një barometër në marrëdhëniet tona dypalëshe por edhe një test për të ardhmen evropiane të vendit tuaj”, tha zëdhënësi. Sipas tij, çështja e minoritetit etnik grek në Shqipëri trajtohet në përputhje me detyrimet për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve. “Kjo përfshin respektin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre në të gjithë territorin e Shqipërisë duke mos u kufizuar vetëm në zonat minoritare. Ne besojmë se regjistrimi aktual i popullsisë në Shqipëri është një element për vendin tuaj. Ju duhet ta kryeni në përputhje me standardet ndërkombëtare, në hartimin e pyetësorit dhe në llogaritjen e tij ashtu sikurse të ndërmerrni hapat e nevojshëm për të mbrojtur minoritetet dhe të drejtat e tyre. E përsëris se kjo është një detyrim i Shqipërisë në rrugën e saj evropiane” theksoi Gregory Delavekouras.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
    

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button