Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Korcë, maqedonasit kundër konsullit | My CMS

Korcë, maqedonasit kundër konsullit

Deklaratat e konsullit grek të Korcës kanë sjellë edhe reagimin e minoritetit maqedonas.

Për faktin se, sipas kryetarit të shoqatës maqedonase, ka tentativa për të tjetërsuar minoritetet, deklarata e përfaqësuesit diplomatik është e papranueshme.

Vasil Sterjovski ka thënë se konsulli grek nuk duhet të ndërhyjë në cëshjet e një shteti të pavarur si Shqipëria, ndërsa sipas tij më absurde akoma është ideja e Greqisë, që vazhdon të pretendojë ende shtrirjen dhe zgjerimin territorial.

“Deklaratat e konsullit grek janë të papranueshme dhe në dëm të komuniteteve që jetojnë në Shqipëri. Ne e kuptojmë këtë si një ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë. Nga ana tjetër, është e papranueshme që në shekullin e 21-të Greqia ka ende pretendime territoriale. Konsulli duhej përjashtuar më parë, pasi nisi zhvarrimet në Boboshticë”, ka deklaruar Vasil Sterjovski.

Edhe minoriteti maqedonas ka hedhur idenë se po tentohet nga konsulli grek tjetërsimi i pakicave mes të cilëve vllenjtë, romët dhe egjiptianët

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
 

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button