KLD, Spahiu kundër qeverisë: Regjistrimi etnik e fetar, antikushtetues

Zv.krytari i KLD-së Kreshnik Spahiu ka deklaruar sot se regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike dhe fetare kërkon patjetër rregullim kushtetues. Sipas tij regjistrimi në fjalë nuk lejohet të bëhet mbi bazën ligjore aktuale.
Deklarata është bërë në një takim me me gjyqtarë dhe avokatë të qytetit të Vlorës. Zyrtari i KLD-së theksoi se duhet të zbatohet konventa ndërkombëtare për ndryshimin e kombësisë.
“Vlora ka refuzuar ndryshimin e kombësisë dhe ju kështu keni mbrojtur kombin dhe kushtetutën e vendit”, është shprehur Spahiu.
Qeveria ka në projekt formularin e ri të regjistrimit të popullsisë me seksione të posaçme për vetëdeklarimin e kombësisë dhe përkatësisë fetare nga qytetarët.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut