Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Kosova feston pavarësinë | My CMS

Kosova feston pavarësinë


Në Prishtinë kanë nisur aktivitetet festive që shënojnë përvjetorin e tretë të pavarësisë së Kosovës. Si përherë kryeqendra e Kosovës, por edhe qendrat e tjera janë mbushur me flamuj shtetëror, kombëtar, por edhe flamuj të vendeve mike.
Autoritetet e institucioneve qendrore të Kosovës dhe komunës kanë uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë ditë.
Ata e nisën ditën e 17 shkurtit me homazhe pranë varrit të ish presidentit Ibrahim Rugova, memorialit Adem Jashari në Prekaz dhe dëshmorëve të tjerë.
Në këtë ditë të gjithë kujtojnë breza të tërë që u flijuan për liri e pavarësi.
Ndërsa e ngjarjet e së ardhmes shihen si sfida, që për t’i tejkaluar duhet shumë punë.
Në një aktivitet kushtuar ditës së pavarësisë, kryetari i Komunës së Prishtinës Isa Mustafa foli për punën e komunës në këto vitet e fundit.
Ai u ndal edhe në sfidat që e presin Kosovën në rrugën e saj euro atlantike, duke thënë se përvjetori i pavarësisë shërben si një ditë për t’i kujtuar të gjithë ata që dhanë jetën për këtë ditë.
Urime në përvjetorin e tretë të shtetësisë së Kosovës kanë ardhur nga të gjithë politikanët kosovarë.
Ndërkohë që siç është bërë traditë tashmë, atmosfera e kësaj dite në rrugët e Kosovës është më e ndezur se kurrë.

   

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button